MUNGESA E MEKANIZMAVE

SELIM IBRAIMI-Regjimet diktatoriale janë të mbyllura dhe të rrezikshme për të gjithë. Në demokraci, kur qeveria udhëhiqet nga liderë të korruptuar dhe ksenofobikë, ndonjëherë është e pamundur që helmi që kanë shpërndarë në publik dhe institucione të mos i përfshijë edhe vetë ata.
Në Ballkanin post-komunist dhe veçanërisht në mjediset multi-etnike, pothuajse qeveritë janë të detyruara të adresojnë çështje nga më të nxehtat.
Pavarësisht nga fakti se situata në Kosovën e veriut nuk është e mirë, qeveria ka bërë që shumica e minoritetit serb të ndjehet e lirë dhe me të gjitha të drejtat dhe aktualisht Kosova funksionon si një shtet i të gjithëve.
Bosnja është larg stabilitetit, ndërsa Maqedonia ende po ngec në harmoninë e brendshme.
Qeveria në disa drejtime po përpiqet të imponojë një model etno-centrik të zgjidhjes së problemeve ndëretnike midis shqiptarëve dhe maqedonasve.
Disa dhjetra të rinj maqedonas kanë marshuar nëpër rrugët e Tetovës, të dominuar nga popullata etnike shqiptare, duke shfaqur urrejtje. Qindra policë janë parë në akset e Tetovës për të siguruar qetësinë publike.
Gjithnjë e më shumë mbizotëron mendimi se mekanizmat e një shoqërie të mbrojtur nga gjuha e dhunës po mungojnë në Maqedoni, pasi të gjitha qeveritë i shohin shqetësimet në rritje nga prizmi etnik dhe i interesave nacionale. Mangësitë nuk janë vetëm të qeverive, këtu kemi edhe organizatat jo qeveritare që mëse dy dekada nismat e tyre në këtë fushë nuk po japin rezultate.
Evropa nuk dëshiron që ne të jemi gjithnjë e më shumë jo tolerantë.Ballkani mund të transferojnë shumë frikë në BE nëse qeveritë nuk veprojnë në kohë dhe drejtë. @selimibraimi (ISSDMaqedonia)

 

Shënim :

Ndalohet  përdorimi i gjuhës së urrejtjes së çfarëdo natyre.
Bordi redaksional rezervon të drejtën të redaktojë dhe të mos publikojë materiale që shkelin të drejtat e njeriut, lirinë e shprehjes, shtypin e lirë, integritetin individual, etnik, gjinor dhe social.
Publikimi i intervistave dhe i analizave ka për qëllim përpunimin e çështjeve me karakter social, ndëretnik, ekonomik, politik dhe të sigurisë në interes të qytetarëve.
Parandalimi i krizave të brendshme dhe të jashtme nëpërmjet platformave dhe mediave neutrale, të balancuara, të ndershme dhe objektive, është një nga prioritetet e programeve tona të Ndërtimit të Paqes, Menaxhimit të Konflikteve, Sundimit të Ligjit dhe programeve kundër Ekstremizmit të Dhunshëm. Pikëpamjet e autorëve dhe të ekspertëve të jashtëm jo gjithëherë pasqyrojnë linjën dhe politikën redaksionale të ISSDMaqedonia. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

* Copy This Password *

* Type Or Paste Password Here *