Mos e digjni pemën pa i analizuar rrënjet e saja!

Nga Pr. Dr. Etem Aziri- Muaji që e përcjellim për ne shqiptarët ka rëndësi të veçantë. Me këtë muaj ndërlidhen datat më të rëndësishme të historisë së kombit tonë. Secili nga ne ëndrron të kishte qenë pjesmarës në ata ndodhi. Gjysma e dytë e nëntorit na i zgjon ndjenjat ndaj kombit. Ngjyra kuq e zi bëhet dominante, i stolis shpirtërat dhe shtëpitë tona. Kjo është e mira e nëntorit.
Por, fatkeqësisht nuk mungon edhe ana tjetër, edhe më tutje mbetemi të ndarë në “atdhetarë,”  dhe “tradhëtarë”. Çfarë është atdhe dashuria dhe si duket tradhëtia? Siç duket ne shqiptarët kemi afinitete të jashtëzakonshme t’i dallojmë këta dy kategori. Mjafton vetëm të themi: “E thënme e bëme”.
Më kujtohet një takim partiak në një fshat dhe nuk aq rëndësi se ku. Ishte koha kur mendonim se me ne fillon dhe me ne do të përfundon çështja e kësaj pjese të kombit. Salla ishte e mbushur plot me bashkëpartiak e qytetarë të rëndomtë. Në ndërkohë filluan pyetje dhe ngacmime nga të pranishmit. Më kujtohet se njëri nga të pranishmit, (patriot gjithsesi, e konstatova nga plisi i bardhë që e kishte në kokë dhe një shervete me një shqiponjë dykrenare) parashtroi një pyetje: A e dini ju ku qëndron dallimi midis tradhëtarëve dhe atdhetarëve?
Pa humbur shumë kohë ju përgjigja: “Ta shpallësh ndonjëri tradhëtarë duhet të sigurojmë një vagon argumente. Ta shpallim atdhetarë duhet të sigurojmë dy vagona argumente”.
Pas 30 vjetëve mendoj më ndryshe! Të shpallet dikush tradhëtarë edhe më tutje nevojitet një vagon argumente, por të shpallet një person atdhëtarë nevojiten po ashtu dhjetë vagona argumente. Po si të gjinden argumentet qoftë për kategorinë e parë ose kategorinë e dytë? Rruga më e drejtë është të analizohen rrënjët e çdo njërit nga ne, sidomos të personave publik.
Më kujtohet një anekdotë që ndërlidhet me jetën e Frojdit. Në Angli një Lord kishte angazhuar për rregullimin e kopshtit një djalosh me prejardhje nga fiset që jetonin në afërsi të lumit Amazon. Ishte i mahnitshëm në të gjitha aspektet. Një ditë Lordi i cili kishte vendos ta birëzon, kërkoi nga i punësuari t’i mbledh gjethet e pemëve. Djaloshi e vështroi me revoltë dhe për herë të parë refuzoi ta kryejë detyrën. Sa u kthy Lordi në shtëpi dhe konstatoi se gjethet nuk janë të mbledhura e thiri djaloshin të jep llogari. Pa komentuar djaloshi me një lopatë që e mbante në duar e mbyti Lordin.
Meqë situata ishte e pazankontë, autoritetet e angazhuan Frojdin t’i zbulojë arsyet e vrasjes. Punën e parë që bëri Frojdi shkoi te fisi i djaloshit. Atje ai zbuloi se për burat e atij fisi nënçmim tepër i madh paska qenë një mashkull të mbledh gjethet e pemëve.
Andaj para se të sjellim një vendim se kush çfarë është të mos nxitojmë t’i analizojmë rrënjët. Njeriun nuk e bëjnë atdhetarë fjalët por veprat.
Më thoni se sa mësues të cikleve të ulta i kemi shpallë atdhetarë, hero të popullit, edhe pse ato janë burimi i vetëm i progresit kombëtarë. Kohët e fundit ata para kamerave sqarojnë problemet me mësimin prej distance dhe thonë se një pjesë e nxënësve nuk kanë mundësi materiale të sigurojnë një laptop. A i kemi  pyetur vallë punëtorët e arsimit me pagat që kanë se a mund të sigurojnë një laptop për nevojat e tyre personale. Atdhetarizmi dhe besimi në Zot gjenden të rrënjosura thellë në zemrën e njeriut.
URIME PËR ATA QË I ZBULOJNË AQ LEHTË DHE NËNKUPTOHET NGA ZEMRA UA UROJ FESTAT.
Mos e digjni pemën pa mos i analizuar rrënjët e saja!
(ISSDMaqedonia-@CSSDMaqedonia)

About Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*