NGA SELIM IBRAIMI (Sh.B.A.)- Satirë politike

I. PUSHTETI

  • Rrëzimi apo qëndrimi i Ali Ahmetit dhe i BDI-së në pushtet do të kalojë përmes një procesi zgjedhor demokratik. ‘Mafia politike’ shqiptare, rrënjosja dhe mutacioni i  korrupsionit në Maqedoninë  Veriore (MV) i ka dhënë një reputacion të keq politikës shqiptare dhe organizimit politik të shqiptarëve etnik.
  • Çka do të na sjellë opozita dhe partia në pushtet? Zakonisht kanë hyrë në qeveri pa platformë dhe pastaj janë ankuar se LSDM-ja ose VMRO-ja janë fajtorët e dështimeve të tyre. Problemi është tek lidershipi ynë dhe ‘njësia e oligarkëve’ shqiptarë tek partitë që vendosin nëse do të koalicionohet me partitë maqedonase.
  • Kandidati i BDI-së për kryeministër Naser Zyberi kërkon unifikimin e votës shqiptare rreth figurës së tij. Sipas burimeve lokale, ai paska haruar se bashkë me eksponentët shqiptarë të LSDM-së, sot këshilltarë të disa partive shqiptare e disa të tjerë në pozita të larta akademike dhe shtetërore, ishin një ndër përçarësit e PPD-së gjatë v. 1993/94. Kandidatura partiake mund të konsiderohet vetëm si pikënisje dhe gjetje të pozicioneve të reja të BDI-së për një koalicion mundësisht tjetër me LSDM.

 

II. OPOZITA 

  • Partitë dhe liderët opozitarë shqiptarë të Maqedonisë Veriore thonë se BDI-ja e Ahmetit është një parti e rrezikshme për demokracinë shqiptare. Për fat të keq, disa njerëz akoma i japin mbështetje duke u thirrur në emër të pavarësisë së shtypit, përgjegjësisë, luftës së korrupsionit dhe shtetit të së drejtës. Një proverb thotë se “nuk mund të mbuloni gjurmët e këmbëve tua, përderisa zëri yt është dëgjuar nga populli dhe para hijes tënde qëndron një hije tjetër më e madhe që të përsëritet në ëndërr si një Gogol financiar”.
  • Liderët opozitarë të rrethuar nga ish këshilltarët e kryeministrit Zoran Zaev do të fitojnë. Si shumë këshilltarë do t’ ju bëhen dhe nuk do të dinë se ku t’i sistemojnë pas fushatës!
  • Nuk është vetëm VMRO-DPMNE-ja që sheh vetëm një komb dhe një gjuhë në MV, po të njëjtën e sheh edhe LSDM-ja. Nuk ka nevojë t’i shohim programet zgjedhore. Eksponentët shqiptarë të LSDM-së në akademi, në universitete, në institute dhe në pozita tjera të këshilltarëve, mundohen të arsyetojnë shovenizmin e heshtur të LSDM-së se kinse nuk është e njëjta si VMRO-DMPNE-ja.
  • Nuk do të ketë qeveri një etnike. Zaev bëhet gati të përfshijë më shumë parti. VMRO dhe LSDM me opsione të koalicionit me BDI-në. Pas 15 korrikut, BDI-së nuk do t’ i interesojë më posti i kryeministrit. Aleanca e Shqiptarëve (ASH) mban dy karta para vetes. Lëvizja “Besa” gjatë fushatës duhet të demostrojë autonomi partiake përballë LSDM-së.

 

III. GAZETARIA

  • Ndonjëherë më vjen keq që të flas dhe shkruaj për ‘mafinë politike’ shqiptare, enveristët, leninistët, të djathtën, LSDM-në, VMRO-DPMNE-në, bashkimet e përkohshme partiake, koalicionet partiake në mes partive shqiptare dhe maqedonase, përçarjet dhe shumë fenomene tjera në Maqedoninë Veriore. Por siç e dimë ky është fati ynë për të qenë një gazetar objektiv, i paanshëm, autoritativ dhe jo thjesht një gazetar i rrejshëm dhe manipulues. Bashkimi i gazetarit me një politikan ose vënia e shtypit në shërbim të partive politike dhe të qeverisë për qëllime të propagandës, qëllimisht i rënon vlerat dhe standarted demokratike të shtypit të lirë dhe raportimit objektiv. Kur gazetarët vihen në shërbim të politikës së sulmeve, informimi i saktë dhe i paananshëm ka përfunduar si mision, ndërsa dezinformimi bëhet armë e ftohtë e gazetarit për tu vënë në anën e politikës ditore me pasoja për informimin e balancuar dhe objektiv. Në hapësirën e masmedias shqiptare të Maqedonisë Veriore, dezinformimi, mbetet sulmi më i lehtë i partive politike të ndihmuara edhe nga përfaqësues të medias së njëanëshme. Pa një vijë ndarëse në mes politikanit dhe gazetarit, opinoni publik ka të drejtë të dyshojë për pavarësinë, për objektivitetin e lajmeve dhe të informacionit që transmetohet nga media dhe komentatorët.
    (ISSDMaqedonia-@CSSDMacedonia)