LOJALITETI DHE KONZERVIMI ETNIK

SELIM IBRAIMINë epokën e informimit global, luftës informative shtetërore dhe aktorëve jo shtetëror, shqiptarët e Maqedonisë përfaqësohen jashtë atdheut nga ambasadat dhe konsulatat e shtetit maqedonas.Kuptohet informimi mbi gjendjen politike dhe ekonomike është i njëanshëm duke i prezentuar vetëm qendrimet e qeverisë dhe të jetës politike parlamentare.

Siç është vërejtur edhe nga vëzhguesit e jashtëm, me dekada shqiptarët e Maqedonisë janë të papërshtatshëm për sistemin diplomatik të Maqedonisë, ku diskriminimi mbi në baza etnike ende po vazhdon dhe aty mund të hyjnë vetëm anëtarë të rrethit të ngushtë të partive politike shqiptare në pushtet dhe individë të sistemit që kanë një vijë zinxhirore që nga viti 1945 e këndej.

  • Diplomatë të huaj në Maqedoni dhe jashtë mbështeten në informacionin zyrtarë që e lëshon qeveria dhe shpeshherë ju referohen burimeve dytësore për t’i vërtetuar ato që qeveria i shpërndanë në buletinet e rregullta bashkë me të Ministrisë së Jashtme.Siç duket ka më shumë se pesë vite, ambasadorët e akredituar në Maqedoni dhe seksionet e tyre politiko-ekonomike që për nga lidhja strukturore  janë të varrura nga stafi lokal i përbërë nga pjestarë maqedonas dhe shqiptarë, kanë haruar se nuk janë vetëm burimet qeveritare dhe ato të ministrisë së jashtme, informacione bazë për të ndërtuar politika.

Të ndodhur në një sistem të mbyllur të  quajtur “Guaca bregdetare”, shqiptarët e Maqedonisë bazuar në të gjitha normat ndërkombëtare duhet të kërkojnë sisteme tjera alternative për prezentim jashtë atdheut të tyre dhe duke insistuar nga brenda ky menazhim i deritashëm të ndryshohet.Të bërit politikë nga poshtë -lartë, mbetet një mision i pamundur i partive tona politike që na përfaqësojnë.Deri më tani ky proces nuk ka ndodhur. Sistemin Gligorovian ende nuk ka kush që mund ta kundërshtojë në Maqedoni.

Sistemi i diskriminimit në vazhdim mund të bazohet në mosmarrëveshjet e brendshme që po e dominojnë skenën politike maqedonase dhe kolapsin politik të shqiptarëve të Maqedonisë.Sa më shpejt të ndërhyet në këtë politikë, aq ma lehtë do të jetë për Maqedoninë  dhe të ardhmen e saj, pasi transformimi do të shkojë në favor të procesit të pajtimit dhe bashkëveprimit të brendshëm shqiptaro-maqedonas në dekadën e tretë.

  • Megjithëse qeveria e kryeministrit Zaev ka shpalluar një koncept të veprimit ”Një Shoqëri për të gjithë”, kjo nuk është e mjaftueshme për shqiptarët e Maqedonisë për t’i bërë ata për vete.
  • Lojaliteti i tyre nuk mund të shpërblehet me poste shtetërore apo me një koncept  eksperimental që favorizon përsëri një grup etnik që i menaxhon burimet finaciare të shtetit.

Shqetësimet mbi këtë mënyrë të qeverisjes e bazuar në “Konceptin Gligorovian”, janë shpalosur qysh herët në vitin 1992, por përshkak të ndërhyrjes shtetërore në PPD, morën fund përpjekjet për ndryshime të thella në Maqedoni dhe në sektorin shqiptar.

Tani, në këtë gjendje të mjerueshme të përfaqësimit civil shqiptar në përfaqësitë diplomatike, kanë mbetur vetëm organizatat e pavaruara, gazetarë, individë me ndikim në qarqet e jashtme dhe pak ata intelektualë të pavarur në Maqedoni, që t’i vazhdojnë përpjekjet për ta informuar botën drejtë dhe qartë për sistemin që është vendosur në Maqedoni.Në një farë shkalle, nuk është vetëm faji i qeverisë por edhe i partive politike që na përfaqësojnë  dhe që kanë mbuluar hapësirën për veprim të drejtë.

Kjo lloj qeverisje dhe veprimtarie politike mund të jetë një indikator se shqiptarët e Maqedonisë po vendosen në botën e konzervimit për disa dekada.Mund të duket një alarm si dukur gjatë Luftës së Ftohtë, po shkelja e të drejtave bazë është e patolerueshme në një Maqedoni që pretendon të bëhet anëtare e NATO-s dhe e BE-së.

  (ISSDMaqedonia-@CSSDMacedonia)

 

Shënim:

Ndalohet  përdorimi i gjuhës së urrejtjes së çfarëdo natyre. Bordi redaksional i ISSDMaqedonia rezervon të drejtën të redaktojë dhe të mos publikojë materiale që shkelin të drejtat e njeriut, lirinë e shprehjes, shtypin e lirë, integritetin individual, etnik, gjinor dhe social.
Publikimi i intervistave dhe i analizave ka për qëllim përpunimin e çështjeve me karakter social, ndëretnik, ekonomik, politik dhe të sigurisë në interes të qytetarëve.
Parandalimi i krizave të brendshme dhe të jashtme nëpërmjet platformave dhe mediave neutrale, të balancuara, të ndershme dhe objektive, është një nga prioritetet e programeve tona të Ndërtimit të Paqes, Menaxhimit të Konflikteve, Sundimit të Ligjit dhe programeve kundër Ekstremizmit të Dhunshëm. Pikëpamjet e autorëve dhe të ekspertëve të jashtëm jo gjithëherë pasqyrojnë linjën dhe politikën redaksionale të ISSDMaqedonia.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

* Copy This Password *

* Type Or Paste Password Here *