Lajçak fillon bisedimet për takimin e 18 marsit në Ohër

Mirosllav Lajçak ka filluar diplomacinë fluturuese me opsionin që në Ohër pala kosovare dhe serbe të nënshkruajnë një dokument përfundimtarë. “Kam pasur një takim konstruktiv dhe të dobishëm me kryeministrin Albin Kurti për qëndrimin e Kosovës për modalitetet e zbatimit të Marrëveshjes së BE-së të 27 shkurtit”. “Ky ishte një hap i rëndësishëm përgatitor përpara takimit të dialogut në Ohër më 18 mars”.
Ai është takuar edhe me presidenten Vjosa Osmani. “Sot jam kthyer në Kosovë për të përgatitur takimin e ardhshëm në Ohër. Vizita ime filloi me presidenten Vjosa Osmani mbi gjendjen e dialogut. Falenderoj për diskutimin e thelluar dhe pikëpamjet dhe vlerësimet e saj të thella”- ka shkruar Lajçak në Twitter. (S.I. @ISSDMacedonia)