Kush kërkon regjisorë tani për filmin e prodhuar gjatë kohë me fajin e të gjithëve?

Nga prof. Abdulla Memeti-  Për marrëdhëniet e rënduara kohën e fundit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë Veriore atë që askush nuk e tha për tri dekada me radhë, as politikan, pushtetar, studies, medie apo analist, qoftë shqiptar, maqedonas apo i huaj. Disa herë e kam thënë publikisht dhe ripërsëritur, që ta kuptojnë më saktë dhe qartë qytetarët e Maqedonisë Veriore se çfarë loje luhet mbi fatin e tyre dhe të shtetit, por askush, sa dij unë, nuk është inkuadruar në këtë debat, as ka dhënë ndonjë përgjigje, politike apo profesionale, në lidhje me raportet miqësore mes shteteve fqinje, Bullgarisë dhe Maqedonisë, të cilat kohën e fundit janë tensionuar pa nevojë. Është e kuptueshme pse ka heshtuar Shkupi zyrtar për këto çështje, përderisa fjala e lirë dhe mendimi ndryshe ka kohë që janë terma të papranueshëm për pushtetin e këtij vendi, por edhe më e çuditshme duket heshtja e Sofjes zyrtare, e cila për tri dekada me radhë nuk e paska vërejtuar se: 1. Maqedonia ka organizura referendum për pavarësimin e këtij shteti, më 8 shtator 1991, jo më 2 gusht, në ditën e krijimit të këtij shteti “nga komunistët jugosllavë”, më 1944, por më 8 shtator, ditën e krijimit të Maqedonisë bullgare më 1944, nga Vanço Mihajllovi, me përkrahjen e pushtetit nazist gjerman. 2. Në asnjë regjistrim të popullsisë, më 1991, 1994, 2002 dhe regjistrimin e anuluar më 2011, nuk është paraparë rubrikë edhe për përkatësinë e bashkësisë etnike bullgare në Maqedoni. 3. Në Preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë Veriore, më 1991, 2001 apo 2019, nuk është përmendur bashkësia etnike bullgare në Maqedoni, siç janë përmendur populli maqedonas, shqiptarët, serbët, turqit, romët, vllahët dhe boshnjakët. E dini çfarë nënkupton kjo, kur Maqedonia Veriore ka kërkuar vazhdimisht realizimin e të drejtave të pakicës maqedonase në Bullgari, ndërsa Bullgaria nuk ka kërkuar reciprocitet për këtë çështje? Pse tani duhet të mbajë përgjgjegjësi vetëm kryeministri aktual i Maqedonisë Veriore, përderisa ai ka përmendur vetëm disa fakte të qena, për të cilat duhet të pajtohemi të gjithë, ose të marrin përgjegjësinë që u takon të gjithë ata që kanë qenë në pushtet gjatë këtyre tri dekadave të fundit, pa përjashtim, maqedonas, shqiptarë dhe të tjerë?! Unë jam këtu, i gatshëm t’i jap përgjigje të detajuar secilit që e preokupojnë pengesat e krijuara me veton bullgare në rrugën e integrimit të Maqedonisë Veriore në BE dhe për raportet e përkeqësuara, të politizuara pa nevojë, mes Sofjes dhe Shkupit. (27.XI.2020)

(@CSSDMacedonia)