SELIM IBRAIMI- Maqedoninë Veriore gjatë fushatës presidenciale në vijim po vërehen disa devijime që do të vazhdojnë ta ndikojnë skenën politike: E para është se etlita dhe mediat maqedonase nuk mund ta durojnë këtë koncept të ri dhe largpamës të kandidatit të pavarur Blerim Reka.

E dyta që është shqetësuese, buron nga partitë shqiptare në pushtet që operojnë mbi baza të  interesave klanore dhe atyre klienteliste dhe e treta për fat të keq është pjesa e fragmentuar e identitetve nga pala shqiptare që e preferojnë botën mentale maqedonase të të bërit politikë, shikimit të ngjarjeve dhe dinamikave politike sipas dioptrisë mediale maqedonase e cila e ka të vështirë të jetë neutrale dhe e balacuar në raportimin, debatin dhe analizën ndëretnike.

Konceptet aktuale të kandidatëve maqedonas janë të bazuara në një nacionalizëm të vjetër (VMRO-DPMNE) dhe të moderuara dhe institucionale si e LSDM-së, që nuk heq dorë nga vazhdimi i shikimit të procesve mbi baza monoetnike e të mbështjellura me një koncept “Shoqëri për të gjithë”.

Fushata presidenciale do të hapë mjaft çështje që e mundojnë shoqërinë në Maqedoni e cila nuk mund të integrohet në Europë pa një reformim të thellë.

Në një debat televiziv z. Reka e ka sqaruar në mënyrë brilante këtë transformim që Maqedonia e ka patjetër ta kalojë për tu bërë pjesë e Europës.

Vazhdimi i përpunimit të ideve të vjetra mbi baza etnike nga mediat maqedonase, është një indikatorë se thyerrjet e brendshme do të vazhdojnë. Koncepti ” Republikës… “, edhe pse i shpalosur tani, i siguron Maqedonisë një rrugë të qetë dhe paralelisht e ulë ekstremizmin etnik. (ISSDMaqedonia-@CSSDMacedonia)