Kthimi i pashmangshëm i gjeopolitikës

NGA SELIM IBRAIMI – INSTITUTI I STUDIMEVE TË SIGURISË DHE ZHVILLIMIT-MAQEDONI (ISSZH)

I

Sfond

Fryma pozitive që ekziston sot në Maqedoni dhe në rajon për ndryshimin e emrit lidhet me një numër faktorësh. Faktori kryesor është largimi i qeverisë së Gruevskit nga skena politike, e dyta, qasja e re e BE në Maqedoni, e treta politikat e qeverisë së re dhe e katërta, më e rëndësishmja, pa bashkëpunimin  e partive shqiptare, Maqedonia do të vazhdonte të fundosej.

Nga tani e tutje, përveç kësaj, qeveria e re duhet të fokusohet në diplomacinë aktive dhe profesionale, por gjithashtu duhet të kuptohet se gjatë qeverisjes së Gruevskit vetë popullata maqedonase nuk dëshironte të bëhej pjesë e familjes europiane dhe demokratike.

Është e kuptueshme që procesi është shumë i vështirë dhe se pa reforma të mentalitetit të stilit ballkanik, Maqedonia nuk mund të bëhet pjesë e Europës.

BE ka standarde dhe rregulla të ndryshme të jetesës e që vështirë se mund t’ju përshtatemi.
Në disa momente në Maqedoni doza e urrejtjes dhe jo tolerancës ka arritur një shkallë të lartë dhe duhet të nxirren mësime për të ardhmen.

Nga epoka moderne ne kemi shumë shtete fqinjë, ku Maqedonia mund të marrë disa shembuj. Me ardhjen e qeverisë së re, si duket shpresat për një jetë më të mirë në Maqedoni janë shtuar, mirëpo diskriminimi sistematik ndaj shqiptarëve ende po vazhdon.

Duhet shtuar se për më shumë se një dekadë, Maqedonia u ballafaqua me shumë probleme dhe tensione të brendshme dhe shumë procese drejt BE-së, ish qeveria i humbi. Tani, sipas deklarimeve të qeverisë së re, Maqedonia po ecën drejt një zgjidhje të re për emrin dhe përmbushjen e kritereve të Pribes.

Në disa momente, drejtuesit e politikës, kanë tendenca t’i devijojnë proceset dhe të përqëndrohen në luftën politike për më shumë pushtet.

Në qershor priten reagimet e para nga Komisioni Europian, bisedimet për emrin e shtetit do të vazhdojnë dhe një varg sfidash qeveria duhet t’i përballojë.

Reformat dhe ndryshimet duhet të jenë thelbësore për t’i zvogëluar efektet e krizave që e bëjnë Maqedoninë shtet të brishtë  dhe të kapur nga politikanët dhe aktorët tjerë.

2017- 2018: Pozita e shqiptarëve

Viti që lëmë pas ishte me plot sfida për shqiptarët. Kjo po vërehet në qeverisjen e re të kryeministrit Zoran Zaev i cili nuk arriti t’i mbajë bashkë partnerët qeveritarë.

Sindromi i Gruevizmit ka lënë gjurmë të thella në Maqedoni. Fillim viti i 2017 ishte i paparishikueshëm, por 27 prilli nxorri në dritë të vërtetat e ish koalicionit.

Shpresat u rritën me koalicionin e ri, pasi Maqedonisë ju hap përsëri  perspektiva drejt BE-së. Emri dhe reformat e brendshme mbeten sfidat e qeverisë dhe prej këtu duhet vlerësuar se si do të jetë viti 2018.

Nga ana tjetër jeta politike shqiptare shpeshherë tronditet nga përleshjet më mes partive rivale dhe e gjithë kjo shkon në dëm të qytetarëve shqiptarë. Mbizotëron mendimi se një epokë e re ka filluar në Maqedoni, pasi shumë trende negative si: migrimi, korrupsioni, nepotizmi dhe papunësia kanë shkatërruar  shqiptarët.

Pozita e shqiptarëve vazhdon të jetë e njëjta. Faktori politik shqiptar do të fragmentohet edhe më shumë përshkak të interesave grupore dhe garës për pushtet. Me fragmentimin e subjekteve shqiptare, kërkesat e tyre do të ulen në nivel to pakicave ashtu siç është ligji i gjuhëve.

Nga SHBA pres që t’i konkretizojë objektivat afatgjata në Maqedoni për sa i përket statusit të shqiptarëve. Megjithatë, shumë probleme do të vazhdojnë të marrin forma tjera edhe gjatë vitit 2018.

Qeveria në vitin 2018 nuk duhet të kthehet në një fushë për më shumë ministri apo pozita ashtu siç u vërtetua gjatë kohëve të fundit.

Një Maqedoni do të jetë e mirë për të gjithë, vetëm atëherë kur do zhveshen masakat e pushtetmbajtësve që mbajnë peng të ardhmen e banorëve. Kjo do vërtetohet në të ardhmen.

Viti 2018 ka gjasa ta gjejë Maqedoninë në një pozitë më të mirë negociuese me Greqinë dhe rastit për hapjen e bisedimeve me KE. Sipas organizatave ndërkombëtare, Maqedonia nuk do të ketë rritje ekonomike.

Shpresat për tu bërë më mirë në Maqedoni nuk janë humbur, mbetet vetëm që banorët të kenë dëshirë të ndryshojnë dhe të jetojnë sipas standarteve të BE-së. Maqedonia ka shumë punë për të bërë, ende është larg familjes europiane. Pa respektim të të drejtave njerëzore, Maqedonia nuk mund të bëhet shtet demokratik.

 

II

Plani i Ministrit të Jashtëm Ivica Daciq

Paralelisht me zhvillimet në Maqedoni, Serbia po përgatitet për një hapësirë të re gjeopolitike që dëshiron ta formojë

Analizën mund ta lexoni në janar , 2018

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

* Copy This Password *

* Type Or Paste Password Here *