Koment nga Selim Ibraimi – Zgjedhjet parlamentare përfunduan, një qeveri e re është zgjedhur, ministrat kanë marrë detyrën, grupet e interesit janë të kënaqur me suksesin dhe qëllimet që duhet të arrinin që partitë dhe individët që i mbështetën para dhe gjatë fushatës zgjedhore të bëhen pjesë e qeverisë, ndërsa situata ekonomike dhe sociale mbetet e njëjta për qytetarët.

1. Sëmundja ngjitëse KOVID-19 vazhdon të përhapet në Maqedoninë e Veriut, fotografia po përkeqësohet dhe situata është e komplikuar. Askush në qeveri nuk ka një plan të qartë për të tejkaluar dimrin me më pak viktima.
Propozimet e fundit nga Komisioni i Sëmundjeve Infektive që duhet të miratohen nga qeveria, tregojnë se autoritetet nuk kanë kapacitete për të menaxhuar pandeminë. Përkundër ndihmës ndërkombëtare, gjendja e spitaleve është e mjerueshme. Fotografitë e ambasadorëve dhe reklamat e ministrave nuk e përmirësojnë imazhin e keq shëndetësor në Maqedoninë e Veriut.
Maqedonia është lidere për ka numri i vdekjeve me KOVID-19 dhe paketa financiare e qeverisë pritet të zbatohet bashkë me frikën e grumbullimit të qytetarëve para institucioneve bankare.

2. Lista e Shangait edhe një herë nuk i renditi universitetet e Maqedonisë së Veriut në listën prej 1000. Kjo është për të ardhur keq dhe është gjithashtu e qartë për të gjithë se çfarë po ndodh me cilësinë e arsimit në Maqedoninë e Veriut.
Në fakt, kjo nuk është për t’u habitur, sepse niveli i nepotizmit në punësimin në universitetet dhe në institucionet tjera arsimore, pavarësisht se ku, ka arritur kulmin e tij duke eliminuar stafin profesional, duke mos pranuar kuadro të reja dhe duke ofruar individë që janë të pranueshëm nga palët e interesuara dhe nga ata që vendosin se kush duhet të jetë miku dhe kolegu i tyre i ardhshëm që duhet të pranojë kriteret dhe vlerat e arsimit dhe shoqërisë që ata i konsiderojnë si të tilla.

Në fund të fundit, nuk duhet të habitemi nga kjo situatë, sepse menaxhimi dhe arsimimi i tyre tashmë po shihen pa syze, sepse institucionet dhe agjencië e huaja të vlerësimit nuk i rendisin si universitete dhe natyrisht i vlerësojnë me pikën zero ose nuk nuk thuhet gjë. Tani është koha që ata të hapen si institucione arsimore dhe institute. (ISSDMaqedonia-@CSSDMacedonia)