Nga Selim Ibraimi (Sh.B.A.)– Satirë politike
- Po dalin përsëri në skenë komunistët e vjetër të PPD-së. A kanë të ardhme dhe çfarë mund të presin shqiptarët e MV-së nga këta figura? Për më shumë, shih PPD e drejtuar nga shkolla e LKM-së nga 94-98 dhe e BDI-së nga 2002-2020. Janë të ngjajshme!
- Me shkarkimin e Arben Ziberit (DSHP), LSDM-ja ia kthen prap BDI-së ‘kontributin’ e shërbimit oborrtarë 3 vjeçarë të partisë së Ahmetit. Kjo është LSDM-ja! Prandaj gjykoni vetë!
- Ende ka politikanë apo individë që vazhdojnë të besojnë se LSDM dhe VMRO-DPMNE janë shpëtimtari i karrierës së tyre. Ndoshta edhe kanë të drejtë.
- Sipas anketave, partitë shqiptare kanë performuar shumë keq para elektoratit. Nesër në mëngjes përsëri te pronari do të shkojnë dhe do të vendosin për bashkëqeverisje.
- Para se liderët opozitarë të partive shqiptare të bëjnë premtime zgjedhore për investime, është mirë të konsultohen me shefin e ardhshëm të qeverisë dhe të koalicionit parazgjedhorë! (26.6.2020)