Home / EU, the Balkans, Eastern Europe/ Russia, Turkey / Koment: Profecitë e gabuara të ministrit Osmani

Koment: Profecitë e gabuara të ministrit Osmani

Koment nga Dr. Selim IbraimiNëse ne themi jo, nëse Shqipëria i nis negociatat. Nëse populli e kupton se nuk ka ardhmëri, besoni që me mijëra do të nisin të marrin pasaporta nga fqinjët. Mijëra do të marrin vendim që të largohen dhe ta lëshojnë shtetin sepse nuk ka ardhmëri. Do të nisin tensionet ndëretnike. Do të nisin tensione mes kategorive të ndryshme të qytetarëve, do ta kemi dimrin më të rëndë këtë vit, me energjinë, ushqimin, për shkak të krizës globale”, ka deklaruar sot ministri i Jashtëm Bujar Osmani. https://tv21.tv/osmani-propozimi-i-ri-francez-eshte-i-mire-mundesi-e-fundit-qe-ta-kapim-trenin-per-ne-be/

Duhet të themi të vërtetën këtu dhe të korrigjojmë ministrin Osmani ose ndryshe, siç mund ta cilësojmë si Meterniku (nëse e ka të njohur këtë figurë të diplomacisë v.j.) ose do të shtoja vetë këtu “Meterniku Ballkanik” (shih Klemens von Metternic), që ikja e të rinjve ka vazhduar dhe vazhdon prej vitesh. Dhe se marrëdhëniet ndëretnike të paraqitura si të shkëlqyera nga partia e tij dhe lideri Ahmeti, tash pas kundërshtimeve të opozitës të propozimit francez, do të rënohen me një shpejtësi që do të përmbysin gjithçka në Maqedoninë e Veriut?!

Profecitë e ministrit të Jashtëm për momentin janë të gabuara, pasi siç theksova, të rinjtë janë larguar nga ky vend qysh moti dhe dinamika e marrëdhënieve shqiptaro-maqedonase e heshtur dhe e paraqitur si e qëndrueshme prej vitesh në fund me të vërtetë mund të bëhet e padurueshme sipas vrojtimit të ministrit. Kuptoje tani!
Varësisht nga këndvështrimi, largimi i pjesës vitale të popullit nga Maqedonia e Veriut drejt BE-së, nuk ka qenë pjesë e shqetësimeve të partisë së Ahmetit dhe të tjerëve. E tani, me një profeci pa vend, ministri Osmani mundohet të paralajmërojë ngjarje dhe skenarë që janë veçse në zhvillim dhe në fund nuk kanë tërhequr as vëmendjen e qeverisë. Do t’ju duhen argumente bindëse shtesë që e gjithë pjesa maqedonase e politikës dhe jashtë ta pranojë këtë marrëveshje të re që vjen nga Parisi, Madridi dhe e mbështetur nga Washingtoni.

Në fund, Shkupi zyrtarë nuk humbë asgjë nga marrëveshja me Bullgarinë. Thjesht ushtarët tanë të diplomacisë dhe politikës aktuale janë vënë në funksion të tingëllimit si ushtarë para kalorësve dhe në betejat e huaja. (2.7.22)

Katërshja luftarake e partisë. Në të gjitha betejat së bashku!

About Admin