Koha për ndryshime në Ministrinë e Jashtme

NGA SELIM IBRAIMITani që qeveria e Zaevit do të votohet në Parlamentin e Maqedonisë Veriore, shqiptarët kanë marrë disa pozicione të rëndësishme në diplomaci dhe financa.

BDI-ja e Ali Ahmetit ka arritur, mes ministrive të tjera, të sigurojë ministrinë e jashtme dhe të financave. Partitë e tjera të thirrura në emër të elektoratit shqiptar kanë marrë përsipër disa ministri dhe zëvendësministra nga mandatari Zoran Zaev.
Le të përqëndrohemi në diplomaci, ku diskriminohen kuadrot shqiptare dhe ku kemi një nacionalizëm institucional brenda ministrisë dhe në rrjetin diplomatik. Që nga pavarësia, ministria ka punësuar njerëz nga partitë politike, anëtarë të ngushtë të familjeve dhe të gjithë ata që kanë qenë të dëshirueshëm për sistemin shtetëror dhe shërbimin sekret. Tani që BDI-ja e Ahmetit do të marrë përsipër këtë ministri, duhet të bëhen ndryshime serioze në stafin e ri me përvojë profesionale dhe jopartiake. Edhe pse Ministri i propozuar Bujar Osmani është një mik i vjetër i ish-ministrit Nikolla Dimitrov, ai duhet të zhvillojë diplomaci të zgjuar, të krijojë dhe zhvillojë pozita të reja në ministri dhe natyrisht pa pakënaqësi profesionale dhe personale ndaj kuadrove të reja.

Vetëm në këtë mënyrë BE-ja do të na vlerësojë dhe natyrisht BDI do të lirohet nga akuzat e vjetra dhe këtu do të përmend ministrat që i paragjykojnë nga jashtë. Koha është për ndryshime në ministrinë e Jashtme të MV-së. (ISSDMaqedonia- @ CSSDMacedonia)

 

Selim Ibraimi është një analist shqiptaro-amerikan i politikës ndërkombëtare dhe studiues i çështjeve të Ballkanit. Ai u diplomua për gazetari (BA). Ai mban një diplomë master në marrëdhëniet ndërkombëtare nga Universiteti Webster, Scott Air Force Base në Shtetet e Bashkuara. Ibraimi është doktorant në shkencat politike në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Ai jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara dhe Maqedoni. Ai është drejtor i Institutit për Studime të Sigurisë dhe Zhvillim – Maqedoni (ISSD). Ibraimi është autor i disa librave dhe botimeve për Ballkanin dhe rolin e fuqive të mëdha në rajon. Paqja e Ftohtë (10 vjet rikonfigurime gjeopolitike në Ballkan) -2016. Territori i luftës së heshtur (Trende dhe dinamika të reja gjeopolitike në Evropën Juglindore) -2018. Beteja vendimtare (Murtaja e ndryshimeve kufitare në Ballkan) -2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*