Kasami:”Debati në lidhje me Marrëveshjen e Prespës, më shumë ngjason si një shfaqje teatrale…”

Intervistë me z.Bilall Kasamin, kryetar i Lëvizjes BESA.
ISSD:z.Kasami si e vlerësoni debatin për ndryshimet kushtetuese që rrjedhin nga MP-ja?
Bilall Kasami:Ndryshimet kushtetuese çdo herë janë të rëndësishme për shtetin dhe funksionimin e tij. Lëvizja BESA, që nga fushata për Referendumin e 30 shtatorit, doli me slloganin “Po drejt NATO-s dhe BE-së, si shqiptarë e jo si përqindje” dhe që nëpërmjet këtij sllogani, Lëvizja BESA, kërkon avancimin e të drejtave të qhqiptarëve në Maqedoni. Debati në lidhje me Marrëveshjen e Prespës, më shumë ngjason si një shfaqje teatrale, se sa një debat i vërtetë dhe konstruktiv. Lëvizja BESA ka dorëzuar amendamentet e saj për avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe këtyre kërkesave do t`u qendrojmë deri në fund.
ISSD:z.Kasami, ndryshimet kushtetuese kanë të bëjnë me  MP, por me futjen e disa amndamenteve të reja nga qeveria u krijuan kushte që të propozohen amendamente edhe nga opozita shqiptare.Në rast se amandamentet e Besës refuzohen në fund nga qeveria dhe parlamenti, a do ta votoni MP në bazë të mohimit të të drejtave të shqiptarëve?
Bilall Kasami:Ne, që nga nënshkrimi i MP, paralajmëruam se kemi shumë vërejtje për atë marrëveshje. Jo rastësisht ne vendosëm të propozojmë edhe amendamentet tona që kanë të bëjnë me zgjidhjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në vend dhe barazi të plotë, duke mos u fyer dhe thirrur “populli i 20%”, por të konsiderohemi si shqiptarë e jo si përqindje.Sa i përket votimit të ndryshimeve kushtetuese, kur do të vijë momenti, ne si Lëvizje BESA do të shpalosim qëndrimin tonë, tani jemi të përkushtuar dhe vendosur që zëri ynë opozitar të dëgjohet dhe kërkesat tona shekullore të pranohen dhe të zënë vend në kushtetutë.
ISSD: z.Kasami, para ca ditëve kryeministri Zaev kundërshtoi transforminin e FKS në ushtri, si e komentoni këtë?
Bilall Kasami:Fatkeqësisht, deklarata e kryeministritë Zaev  ishte shumë e nxituar, sepse ai u radhit në një vijë me kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiq dhe të shtetit rus. Është më shumë se skandal, të prentendosh se punon për një shtet  evropian dhe të bësh deklarime të tilla është e palogjikshme. Formimi i ushtrisë së Kosovës është shumë i rëndësishëm dhe është një moment tjetër historik menjëherë pas pavarësisë së saj. Formimi i ushtrisë është garantuar dhe përkrahur fuqishëm nga SHBA dhe çdo kundërshtim i saj është kundërshtim i politikave amerikane në Ballkan. I bëj apel kryeministrit që të kërkoj falje publike dhe të distancohet nga këto deklarata nacionaliste që nuk i bëjnë nder një vendi që pretendon të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së.
Kasami:” I bëj apel kryeministrit që të kërkoj falje publike dhe të distancohet nga këto deklarata nacionaliste që nuk i bëjnë nder një vendi që pretendon të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së.”
ISSD:z.Kasami a jeni gati për zgjedhje eventuale të parakohshme, si është organizimt juaj në bazë, në degë e nëndegë?
Bilall Kasami:Lëvizja BESA ka qenë dhe do të jetë gjithmonë e gatshme për zgjedhje të parakoshme, por tani nuk është momenti që të mbahen, sepse mund të shkaktonin ‘kriza të reja poltike’ dhe bllokime të ndryshme të rrugëtimit tonë për në Evropë. Gjithashtu, me mbajtjen e zgjedhjeve të parakoshme, qeveria do t`i ‘eliminonte’ kërkesat e shqiptarëve që ato të mos pranohen. Organizimi jonë i brendshëm në degë dhe nëndegë ka qenë gjithmonë i fuqishëm, por ne vazhdojmë të punojmë dhe angazhohemi më shumë që përkrahja për Lëvizjen tonë të ketë rritje, sepse ne jemi shpresa e vendit dhe e shqiptarëve.
Bisedoi: Selim Ibrami  nga Platforma Analitike (ISSDMaqedonia-@CSSDMacedonia)
Shënim: Ndalohet përdorimi i gjuhës së urrejtjes së çfarëdo natyre. Bordi redaksional i ISSDMaqedonia rezervon të drejtën të redaktojë dhe të mos publikojë materiale që shkelin të drejtat e njeriut, lirinë e shprehjes, shtypin e lirë, integritetin individual, etnik, gjinor dhe social. Publikimi i intervistave dhe i analizave ka për qëllim përpunimin e çështjeve me karakter social, ndëretnik, ekonomik, politik dhe të sigurisë në interes të qytetarëve. Parandalimi i krizave të brendshme dhe të jashtme nëpërmjet platformave dhe mediave neutrale, të balancuara, të ndershme dhe objektive, është një nga prioritetet e programeve tona të Ndërtimit të Paqes, Menaxhimit të Konflikteve, Sundimit të Ligjit dhe programeve kundër Ekstremizmit të Dhunshëm. Pikëpamjet e autorëve dhe të ekspertëve të jashtëm jo gjithëherë pasqyrojnë linjën dhe politikën redaksionale të ISSDMaqedonia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

* Copy This Password *

* Type Or Paste Password Here *