Kasami nuk duhet të jetë i kënaqur me pushtetin e kufizuar në mes Zaevit dhe Ahmetit!

Nga Selim Ibraimi– Tani që kryetari Bilall Kasami ka marrë detyrën e shefit të Tetovës, atë e presin shumë punë. Që qytetarët të jenë të lumtur, ai duhet t’ju japë shpresë se ky qytet i shkatërruar nga oligarkët partiakë dhe grupet e interesit, do të bëhet dhe emrat e tyre do të dalin jo vetëm në publik, por edhe para drejtësisë. Kasami duhet t’u tregojë qytetarëve të Tetovës drejtësinë, menaxhimin dhe kthimin e jetës normale. Përveç kësaj, Kasami ka edhe disa detyra tjera të rëndësishme dhe vendime për t’i marrë. E para, duhet të krijojë imazhin se nuk ka lidhje me LSDM-në dhe partia nuk është produkt i Zaevit. Këtë mund ta bëjë shumë thjeshtë, vetëm nëse në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, atyre ua shpjegon se puna e Zaevit në fushën e drejtësisë nuk ka qenë e mirë dhe ka dëmtuar sundimin e ligjit. E dyta, dalëngadalë gjatë vitit 2022 të filloj të riorganizohet brenda si parti dhe të pajtohet me të gjithë armiqtë e shpallur publikë dhe politikë nga anëtarët e partisë së tij. Prej këtu, fillon reformimi i tij dhe partia mund të hyjë në radhët e partive moderne. L. Besa dhe Kasami thjesht kanë të ardhme në skenën politike, pasi duke marrë Tetovën mund të bëhen partia e parë në shumë procese shoqërore, por duke i përmbushur dy kushtet e lartë përmendura ose të paktën njërën. Realisht, Kasami nuk duhet të jetë i kënaqur me pushtetin e kufizuar në mes Zaevit dhe Ahmetit. Si lider me perspektivë, ai duhet të marrë pamjen e një drejtuesi autokton dhe modern. (4.11.2021)

  • Selim Ibraimi mban titullin Dr. (Ph.D.) në Shkencat Politike. Ai ka një Master në Marrëdhëniet Ndërkombëtare nga Webster University, SHBA dhe BA në Gazetari nga Universiteti i Tiranës

E para, duhet të krijojë imazhin se nuk ka lidhje me LSDM-në dhe partia nuk është produkt i Zaevit. Këtë mund ta bëjë shumë thjeshtë, vetëm nëse në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, atyre ua shpjegon se puna e Zaevit në fushën e drejtësisë nuk ka qenë e mirë dhe ka dëmtuar sundimin e ligjit. E dyta, dalëngadalë gjatë vitit 2022 të filloj të riorganizohet brenda si parti dhe të pajtohet me të gjithë armiqtë e shpallur publikë dhe politikë nga anëtarët e partisë së tij.