KACAFYTJET THAÇI-KURTI PËR POLITIKËN E JASHTME

Nga SELIM IBRAIMI-Uashington

Ditë të zeza për politikën e jashtme të Kosovës.

1.Politika e jashtme e Kosovës vazhdon të mbajë trendin e shpartallimit nga Serbia, por më shumë nga vetë politika kosovare.

Përdersia presidenti i Kosovës Hashim Thaçi qëndroi në Uashington bashkë me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Kosovës Albin Kurti reagoi menjherë me anë të një postimi në Facebook duke theksuar se ky takim ka kaluar “pa asnjë marrëveshje”.

Kryeministri Kurti po ashtu i ka dërguar dy letra zyrtare sekretarit të jashtëm Mike Pompeu dhe presidentit amerikan Donald Trump.

2.Dështimet në politikën e jashtme të Kosovës po e shfrytëzohen nga Serbia, faktori ndërkombëtar dhe vetë fraksionet politike kosovare.

Më shumë, linja e përçarjes është e theksuar në mes Thaçit dhe Kurtit se kush do të përfaqësojë Kosovën në bisedimet serbo-kosovare. Aktualisht Thaçi ka krijuar epërsi të dukshme ndaj Kurtit, duke i shfrytëzuar kanalet e fshehta diplomatike. Ambasada e Kosovës në Uashington gjithashtu ka luajtur rol kryesor në infrastrukturën e presidentit për t’i hyrë temës së bisedimeve në mes Kosovës dhe Serbisë pa Kurtin.

Kryeministri i ri Albin Kurti, tash duhet të luftojë në dy fronte: e para në parandalimin e ndonjë marrëveshje në mes Thaçit dhe Vuçiçt me ndërmjetësimin nga ambasadori Grenell që shkon në dëm të sovranitetit të Kosovës, dhe e dyta të ndryshojë qëndrimin e diplomacisë ndërkombëtare ndaj qeverisë së tij. BE, Gjermania dhe Britania e Madhe kanë shprehur qëndrime pozitive ndaj politikave të Kurtit në lidhje me tarifat dhe masat tjera.

Në fund, kryeministri Kurti ndodhet në me të dy të rrugëve që kanë fund dhe kufi të caktuar. Duhet të zgjedhë njërën që do t’ia mundësojë daljen në skenën e jashtme duke i mënjanuar sfidat që vinë nga diplomatët dhe vetë drejtuesit kosovarë. (ISSDMaqedonia-@CSSDMacedonia)

3.3.2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*