Interesi nacional i shteteve etnike në Ballkan

Selim Ibraimi (CSSD)- Në mesjetë politika ndërkombëtare përbëhej nga një model tepër i ndërlikuar i vendosjes së juridiksioneve.

Mungesa e një trupi ndërkombëtar ku do të gjitha konfliktet do të zgjidheshin në mënyrë paqësore përbënte një ndër dobësitë e sistemit të atëhershëm të krijuar pas Paqës së Westfalisë .

Pjesa më e madhe e veprimtarisë politike ishte koncentruar në pushtetin vendor.

Në nivel lokal kishte një larmi të madhe të subjekteve politike si feudalë që qeverisnin pasuritë e tyre.

Shtetet ishin të sunduara nga klerikët dhe subjekte të vogla politike siç ishin principatat dhe duqet.

Në Europë ekzistonin dy institucione me pretendime serioze për pushtet politik: Kisha Katolike dhe Perandoria.

Sistemi politik i Europës mesjetare ishte një farë kombini i pushtetit lokal dhe vendosjes së politikës në qendër të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Megjithatë, që nga shekulli i XIV ky sistem u thjeshtua shumë pasi shteti u shfaq si një entitet politik i vendosur në qendër të marrëdhënive ndërkombëtare.

Shtetet e reja në të njëjtën kohë e vendosën veten në kundërshtim me sistemin e Papës.

Në Ballkanin e atëhershëm, principatat ishin organizimet e para politike. Bullgarët dhe Serbët filluan t’i kundërshtonin Osmanët, pas humbjes së thellë në Betejen e Varnës (1444).

Perandoria Osmane ishte në kulmin e ekspansionit në Ballkan dhe Lindjen e Mesme. Ushtria e Sulejmanit të Madhërishëm ju afrua dyerëve të Vjenës (1683).

Tentativa osmane për të pushtuar “Mollën e Artë ” paraqite rrezik të madh për sigurinë e Europës të dalë nga reformacioni.

Ky afrim i Osmanëve ishte kërcënim i drejtëpërdrejtë për rendin e ri europian.

Me vazhdimin e dobësimit të Osmanëve, pas përpjekjes së dytë për të pushtuar Vjenën dhe revolucionin industrial që kishte filluar në Europë, nisi edhe rizgjimi i emocioneve të popujëve të Ballkanit për pavarësi dhe shtete kombëtare.

Disa këtë e quajnë si Ballkani modern por faktet bëjnë të njohur si ky ishte momenti i shfaqjes së nacionalizmit të egër dhe vënies në rend të parë interesin nacional.

Priotitet për Ballkanin i cili duhej të transformohej ishin pikërisht reforimi dhe të bërit pjesë e Europës së industralizuar.

Kaosi europian pas vdekjes së Bismarkurt dhe Kaiserit (Wilheim-it të II) e nxiti Gjermaninë të pushtojë rrafshnaltën e Rhineland-it, një provincë e zhvilluar e Gjermanisë.

Separatizmi dhe pushtimi i territoreve më përkatësi të njëjtë etnike u bë pjesë e strategjive nacionale të shteteve europiane.

Nëse tërheqim një paralele historike në mes ngjarjeve të LPB-së, shumë tipare i shohim sot në BE dhe në përpjekjet e shteteve të Ballkanit Perëndimor për tu bërë pjesë e këtij sistemi të shpikur dhe tepër të avancuar.

Këtu kemi shenja të njëjta për sa i përket kërkesave për autonomi në Europë dhe Ballkan.

Europa nuk mund të bëhet Amerikë, shumë llojshmëria e kombeve me gjuhë dhe tradita është  specifika që ky kontinent është bërë dinamik por edhe me rreziqe të shpërthimit të luftërave për territore.

Kush e kontrollon Europën në realitet kontrollon Euro-Azinë me ishujt e saj.

Andaj interesi nacional do të vazhdojë të jetë shqetësim kryesorë për BE-në dhe Ballkanin, pavarësisht se qeveritë deklarojnë se kanë hequr dorë nga sovraniteti dhe interesi kombëtar. Interesi kombëtar i shteteve të Ballkanit në dekadën e tretë…

 

Pjesë nga “Territori i luftës së heshtur”
(Dinamika të reja gjeopolitike në Europën Juglindore) 

Autor: Selim Ibraimi

7.10.2017

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

* Copy This Password *

* Type Or Paste Password Here *