Infrastruktura kritike dhe sulmet kibernetike në Maqedoninë e V. gjatë numërimit digjital të votave

Blerim Abedini, ISSD-North Macedonia

Zhvillimet tekniko-teknologjike sfidojnë njeriun për drejtimin që duhet marrë në jetën e tij. Robotika dukshëm ka zëvendësuar punën fizike që e bënte njeriu në dekadat-shekujt e kaluara. Puna në kompjuter me softver të caktuar, arrin të menaxhojë sferat e ndryshme publike ku njeriu është në prapaskenë. Kjo sfidë ka çmimin e saj, e cila nëpërmjet mbrojtjes nga sulmet e përditshme kibernetike, mund të kushtoj në miliona dollarë.

Jeta e njeriut ndryshon në sajë të faktorëve të kushtëzuara. Njëra ndër imponimet që ndesh njeriu është zhvillimi tekniko-teknologjik. Mikroçipi arriti të depërtojë në shumë sfera të industrisë. Ajo zëvendson punën fizike të njeriut. Bota në të njëjtën rast zhvillon tregun konkurues në sajë të informatave të përditshme që qarkullojnë në katër anët e botës. SHBA-ja ka arritur sukses në lëminë e kontrollit të impianteve, industrisë si dhe shumë infrastrukturave kritike. Ajo nëpërmjet kompjuterit arrin të zëvendësojë fuqinë e njeriut me mekanizma robotikë ose automatikë. Pra, sigurimi i formave të infrastrukturës kritike në një qendër të azhurimit të dhënave, e bën punën të lehtë por edhe inkuadron sigurinë ndaj sulmeve kibernetike. Sidoqoftë, bota nuk është e sistemuar ç’do kund në këtë mënyrë. Krimi kibernetik është prezent tek qeveritë fragjile që lejon individët ose grupe të caktuara të organizohen. Këto grupe të krimeve kibernetike që përdorin metoda të ndryshme të sulmeve, kryesisht kanë qëllime financiare ose politike.

Ekziston mundësia të zgjerohen si një rrjet ndërkombëtar duke gjetur bashkëpunëtorë nëpërmjet internetit. Kuptohet që ç’do punë paguhet për suksesin e arritur gjatë krimit kibernetik. Ndëgjojmë lajme të ndryshme kur grupe të krimit kibernetik kërkojnë shuma të larta parash për mos publikimin e dokumenteve sekrete të personaliteteve nga filmi deri te politika. Pra, siç duket grupet e rrezikshme mund të bëhen edhe mjet i qeverive autokratike për të arritur ndonjë synim politik.

I pamë sulmet kibernetike në Maqedoninë Veriore gjatë numërimit digjital të votave, kur për një çast ç’do rezultat i azhuruar nëpërmjet internetit u bllokua. Kjo tregoi se institucionet në Maqedoninë Veriore nuk shpenzojnë para nga buxheti për mbrojtje nga sulmet kibernetike.

 

Individ ose grupe që marrin pjesë në sulme kibernetike. Foto nga Reportcybercrime.com

Aq më tepër infrastrukturë kritike që kemi aq nevoja për të kontrolluar me sistem informatik kërkon shpenzime për siguri ndaj sulmeve kibernetike. Këto shpenzime duhet rriten gjatë projektimit të buxhetit të shtetit. Pra, përfundojmë se shtetet (e zhvilluara) që kontrollojnë infrastrukturën kritike me kompjuterë të shpejtësive të ndryshëm, kanë më tepër shpenzime për mbrojtje nga sulmet kibernetike.

Derisa bota në disa sfera ka baza qendrore të azhurimit të dhënave, si në bursën e letrave me vlerë, kjo sferë kërkon përgjegjësi nga shtetet anëtare të sigurojnë bazën e dhënave të azhuruara nëpërmjet sistemit digjital. Kina e globalizoi bursën e letrave me vlerë duke bërë një hap më tej në bursat amerikane. Ky interaktivitet investimesh do të rritet vazhdimisht përshkak të faktorëve të jashtëm tekniko-teknologjik. Paqja e ftohët si duket ka marrë ndikim nga ndryshimet klimatike që ka sjellur fenomene shkatëruese për ato që nuk kanë kapital të rezervuar për mbrojtje. Digjitalizimi është një arrdhmëri e pa mohueshme. Ajo siguron një jetë të favorshme dhe kontroll mbi gjitha dukuritë natyrore me softverët adekuat. Toka është në dorën e njeriut, si që kishte thënë Arqimedi: “Më jep një levë mjaft të gjatë dhe një pikëmbështetje, që unë ta lëviz botën”!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*