Ibraimi:”SHBA duhet të luajë një rol të rëndësishëm dhe të paanshëm midis Sofjes dhe Shkupit.”

Selim Ibraimi, drejtues i ISSDMaqedonia, thotë se “në lidhje me Bullgarinë, Shtetet e Bashkuara duhet të luajnë një rol të rëndësishëm dhe të paanshëm. Strategjitë më të mira do të ndihmojnë situatën si një Komision Ndërkombëtar, i cili do të identifikonte figurat e kontestuara të historisë të të dy vendeve. Për më tepër, qeveritë nga Komisionet, duhet t’i tërheqin anëtarët radikalë, madje edhe zyrtarë nga Ministria e Jashtme dhe e Integrimeve Evropiane, që janë përfshirë në bisedime me Bullgarinë, por që kanë bagazh ideologjik në interpretimin e historisë. Shtetet e Bashkuara duhet të marrin masa përpara se aktorët e tjerë t’i marrin gjërat në sferën e tyre. Fajësimi i njërës palë nuk do ta ndihmojë çështjen. “

(@CSSDMacedonia, 24.11.2020)