Historiku i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni

Nga Dr.Muaz Agushi

Zgjedhjet Presidenciale 1️⃣9️⃣9️⃣4️⃣

Zgjedhjet e para të drejtpërdrejta presidenciale pas pavarësimit të Maqedonisë u mbajtën më 16 tetor 1994 njëkohësisht me zgjedhjet parlamentare. Në këto zgjedhje u paraqitën katër kandidatë, Lubisha Georgevski, Kiro Gligorov, Halid Shabani dhe Gjorgjia Atanasofski. Por pas shqyrtimit të dokumentave Komisioni Shtetëror Zgjedhor vendosi të pranoj vetëm kandidaturat e Kiro Gligorovit i cili në këto zgjedhje u propozua nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) dhe Lubisha Georgevskit i cili u propozua nga VMRO – DPMNE, ndërsa hodhi poshtë kandidaturat e Halid Shabanit dhe Gjorgjia Atanasovskit me pretekst se dokumentat e tyre nuk janë të kompletuara. Pasiqë në gara për presdent ishin dy kandidatë, zgjedhjet u mbajtën vetëm në një rreth zgjedhor me rivotim në disa vende të caktuara zgjedhore për shkak të parregullsive të konstatuara.
Me 16 nëntor 1994 votuan 1.058.130 apo 77.76% nga gjithsej 1.360.729 votues të cilët kishin të drejtë vote. Për kandidatin Lubisha Georgevski votuan 196.936 apo 14.47 % ndërsa për Kiro Gligorovin votuan 713.529 votues apo 52.44 %. Pas kundërshtimeve të subjekteve të autorizuara për mënyrën e votimit të datës 16 tetor 1994, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i anuloi votimet në shtatë njësi zgjedhore në 11 vendvotime dhe me 30 tetor 1994 u mbajtën zgjedhjet për përsëritjen e votimit të raundit të parë.
Sipas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve Presidenciale të zhvilluara me 16 dhe 30 tetor të vitit 1994, për Lubisha Georgevskin votuan 197.210 apo 14.49% ndërsa për Kiro Gligorovin votuan 715.774 apo 52.60%. Njëra nga specifikat e këtyre zgjedhjeve ishte se, KSHZ shpalli si vota të pavlefshme 130.810 fletvotime (12,41%).
VMRO-DPMNE paraqiti kundërshtim pranë KSHZ, me kërkesë që zgjedhjet të anulohen. Kundërshtimi u refuzua dhe Kiro Gligorov u bë Presidenti i parë i Republikës së Maqedonisë i zgjedhur në zgjedhje të përgjithshme dhe të drejtpërdrejta. Presidenti Kiro Gligovor kishte ndërprerje të ushtrimit të funksionit gjatë periudhës kohore nga 03 tetor 1995 deri më 10 janar 1996. Shkaku ishte mjekimi i Presidentit pas atentatit të përjetuar, ndërkaq udhëheqjen e përkohshme të shtetit, sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, e mori Kryetari i atëhershëm i Kuvendit – Stojan Andov. Kiro Gligorov e ushtroi funksionin shef i shtetit deri më 19 nëntor të vitit 1999. (I)
 #Presidenciale2019

 

Z. Agushi mban një Doktoraturë për Shkencat Politike nga Universiteti i Evropës Juglindore (Fakulteti i Administratës Publike dhe Shkencave Politike-UEJL), Maqedoni.

 

Shënim:Ndalohet përdorimi i gjuhës së urrejtjes së çfarëdo natyre. Bordi redaksional i ISSDMaqedonia rezervon të drejtën të redaktojë dhe të mos publikojë materiale që shkelin të drejtat e njeriut, lirinë e shprehjes, shtypin e lirë, integritetin individual, etnik, gjinor dhe social. Publikimi i intervistave dhe i analizave ka për qëllim përpunimin e çështjeve me karakter social, ndëretnik, ekonomik, politik dhe të sigurisë në interes të qytetarëve. Parandalimi i krizave të brendshme dhe të jashtme nëpërmjet platformave dhe mediave neutrale, të balancuara, të ndershme dhe objektive, është një nga prioritetet e programeve tona të Ndërtimit të Paqes, Menaxhimit të Konflikteve, Sundimit të Ligjit dhe programeve kundër Ekstremizmit të Dhunshëm. Pikëpamjet e autorëve dhe të ekspertëve të jashtëm jo gjithëherë pasqyrojnë linjën dhe politikën redaksionale të ISSDMaqedonia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

* Copy This Password *

* Type Or Paste Password Here *