Fushëbeteja virtuale ruso-amerikane në Maqedoni

SELIM IBRAIMI-INSTITUTI I STUDIMEVE TË SIGURISË DHE ZHVILLIMIT -MAQEDONI (ISSZH)

Dita e djeshme ishte ditë jo e mirë, pasi “lufta virtuale” është e pamëshirëshme. Askush nuk e kishte menduar se mëngjesi i fund javës në mes dy ambasadave, asaj amerikane dhe ruse në Maqedoni do të fillonte me ajrin e ndotur dhe do të përfundonte me çështjen e furnizimit apo jo të Maqedonisë me gaz rus.

Ambasada e Rusisë në Shkup e filloi një “luftë” virtuale në rrjetin social “Twitter” kundër postimit të Ambasadës Amerikane në Maqedoni që kërkonte një propozim për ndotjen e ajrit.

“Jo “luftë në Twitter”. Ne ju kërkuam qytetarëve të Maqedonisë të përgjigjen rreth një pyetje për hapat afatshkurtër për pastrimin e ajrit. Një tubacion tjetër rus nuk do ta bëjë këtë. SHBA mbështet dëshirën e Maqedonisë për të sjellë gaz në qytetet e Maqedonisë dhe një shumëllojshmëri të furnizimeve me gaz për Maqedoninë dhe Europën”- kështu ju përgjigj Ambasadori Amerikan në Maqedoni Jess L. Baily, një postimi tjetër po në “Twitter” të një qytetari maqedonas.

Jess L. Baily dhe e vërteta e gazit rus

Megjithatë, një plan afatgjatë  dhe i menduar mirë, ishte vënë në zbatim nga diplomacia publike e Ambasadës Ruse në Maqedoni.

Për më shumë, fronti diplomatik për Maqedoninë, u bë mjet i ri i “luftës” virtuale në mes rusëve dhe amerikanëve për natyrën dhe rëndësinë e tubacioneve të gazit natyror në Ballkan.

“Rrjedha Jugore” e cila u ndërpre nga qeveria ruse në vitin 2015 aktualisht po ringjallet më “Rrjedhën Turke” të gazit natyror e cila synon t’i furnizojë disa shtete të Europës Jugore dhe Qendrore më gaz të përzier nga tubacioni ruso-turk.

Në kohën e qeverisjes së ish- kryeministrit Nikolla Gruevski, rusët pothuajse e kishin nën kontroll të plotë nëntokën politike të Maqedonisë dhe ishin në proces ta shfrytëzonin koalicionin e atëhershëm qeveritar për qëllimet e Kremlinit, duke synuar rrëzimin e qeverive pro-perëndimore, pengimin e protestave dhe garanaci nga koalicioni se do të vazhdonin me po të njëjtat politika kundër SHBA-ve.

Ky proces u ndërpre me një intervenim po thuajse sekret nga jashtë duke e bllokuar formimin e koalicionit të ri në mes partive fituese të zgjedhjeve të dhjetorit të 2016.

Kremlini me mjeshtëri i shfrytëzonte situatat dhe trazirat në Ballkan duke i përkrahur politikat ekonomike dhe strategjike të politikanëve të korruptuar që kërkonin shpëtim në “zonën neutrale” të premtuar nga Rusia.

Tashmë në Maqedoni kemi një situatë tjetër ku qeveria e re e kryeministrit Zoran Zaev është kthyer dhe po bëhet zë i politikave të Perëndimit dhe vazhdon të jetë e dëgjueshme ndaj të huajve.

Pika tjetër kritike se pse rusët e filluan këtë “luftë “virtuale, është se Maqedonia dhe Greqia sipas shtypit i kanë zbutur qëndrimet rreth emrit të ri dhe një zgjidhje do të ketë gjatë vitit 2018.

Në fakt kjo nuk i përgjigjet Rusisë, pasi deri në vitin 2016, rusët shpresonin që Maqedoninë të vendosin në zonën e tyre neutrale ushtarake.

Ngacmimi rus kundër amerikanëve në Maqedoni në fakt lidhet me operacionet klandestine të zhvilluara në Mal të Zi vitin e kaluar dhe vakumit që pretendon Rusia ta krijojë. Pikërisht ka qenë Ballkani Perëndimor përfshirë këtu edhe Maqedoninë, si zonë e nxehtë në mes rusëve dhe amerikanëve.

Deklarata e ambasadorit Baily lidhet me refuzimin e rrjetit “Rrjedha Jugore” nga Maqedonia dhe opsionit me furnizim në të ardhmen me gaz amerikan të quajtur LNG.

Mirëpo ky lloj furnizimi kërkon mjete, kohë dhe infrastrukturë energjetike.

Betejat ruso-amerikane do të vazhdojnë për influencë dhe konsolidim ekonomik në këtë pjesë të gadishullit.

Fushëbeteja virtuale e së premtes, ishte pjesë e rivalitetit të Fuqive të Mëdha dhe ndërhyrjeve të drejtëpërdrejta duke i shfrytëzuar metodat klandestine virtuale dhe për t’i nxituar forcat kundër qeverive demokratike në Ballkan.

Nuk duhet të harrojmë se Maqedonia një ditë duhet të zgjedhë se nga cila anë do të furnziohet me gaz dhe a do të bëhet përfundimisht e pavaruar nga tubacionet e gjeopolitikës.

Diplomatët dhe oficerët e sigurisë se të dy ambasadave u ndeshën me ndikimin e fuqisë së rrjeteve sociale dhe informacionit kiberentik e që mund të sjellë një gjendje të re.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

* Copy This Password *

* Type Or Paste Password Here *