DEKADA E TRETË DHE NDRYSHIMET NË SISTEMIN EUROPIAN TË SIGURISË

SELIM IBRAIMI-INSTITUTI I STUDIMEVE TË SIGURISË DHE ZHVILLIMIT

Fundi i dekadës do të shoqërohet me ndryshime, në sistemin europian të sigurisë dhe me një BE të pafuqishme për t’i menaxhuar krizat.
Kjo nuk është hera e parë që, Europa nuk ka qenë e aftë për të vepruar dhe dallimet në mes fuqive europiane kanë prodhuar kriza të reja në Ballkan.
ShBA nën presidencën e Donald Trumpit, është e interesuar për një Amerikë të fortë brenda territorit amerikan dhe paralelisht duke intervenuar në krizat ku kërcënohet drejtpërsëdrejti interesi amerikan.
Lidhja transatlantike po dobësohet dhe BE nën udhëheqjen e Francës dhe Gjermanisë është në kërkim të një roli të ri dhe të pavarur nga Uashingtoni.
Roli i i ri i kërkuar nga europianët nuk është pa çmim, të cilin duhet ta paguajnë në fund ballkanasit.
Turbulencat që u shfaqën në Ballkan, treguan për gabime në politikat e jashtme të Perëndimit në Ballkanin Perëndimor dhe me pasoja, që të gjitha marrëveshjet e nënshkruara të rrezikohen nga forcat nacionaliste dhe populizmi në rritje.
Përkrahja e liderëve të gabuar ishte një ndër dështimet e bashkësisë ndërkombëtare në Maqedoni dhe rajon.
—Shtetet e Ballkanit Perëndimor për një kohë nuk do të bëhen pjesë e BE-së, përshkak të ngecjeve në reforma, ekonomisë fragjile, tregtisë së zezë, korrupsionit …

 Pjesë nga libri “Territori i luftës së heshtur-(Trende dhe dinamika të reja gjeopolitike në Europën Juglindore) 2018.

 

Fotografia:ESJ

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

* Copy This Password *

* Type Or Paste Password Here *