Home / PROGRAMMES / Geopolitics and Technology / Strategu Ali Ahmeti që fitoi Kërçovën, humbi në Gostivar dhe u shpartallua në Tetovë!

Strategu Ali Ahmeti që fitoi Kërçovën, humbi në Gostivar dhe u shpartallua në Tetovë!

Nga Selim Ibraimi- Zgjedhjet lokale, raundi i dytë i 31 tetorit, treguan nevojën për ndryshime që duhet të bëjnë partitë politike, veçanërisht BDI dhe LSDM. LSDM dhe BDI, dy partitë më të mëdha që formojnë koalicionin qeveritarë, kanë humbur qytetet kryesore të politikë-bërjes dhe kanë fituar në periferi. Humbja e Shkupit për LSDM-në dhe Gostivarit e Tetovës nga BDI-ja e Ali Ahmeti janë tregues se mbajtja e zgjedhjeve parlamentare do të nxirrte fitues të tjerë në bllokun maqedonas, ndërsa te shqiptarët parlamentarët, edhe pse BDI ka marrë më shumë vota, zgjedhjet do të nxirnin një rezultat të përgjysmuar për partinë e Ahmetit. Elektorati shqiptar nga votimet e fundit kërkon ndryshime pas lodhjes së tepërt nga programet e thata të partisë së Ahmetit dhe Zaevit.

Në fitoren e L. Besa siç kam theksuar dhe kam sugjeruar që më herët se vetëm një marrëveshje me ASH-në do ta nxirrte Bilall Kasamin fitues në Tetovë dhe partinë në Zhelinë, mbetet të shihet se çka ka mësuar Kasami nga qëndrimi në qeveri me Ahmetin dhe nëse ai është i kënaqur me pushtetin e vogël të ndarë nga Zaevi dhe Ahmeti. Megjithatë, pushteti vendor do t’i imponojë Kasamit dinamika të tjera. Vetëm një rikonfigurim në politikën qendrore do t’u sjellë fituesve përparësi dhe sukses në pushtetin vendor. BDI dhe LSDM nuk do të jenë si më parë, partitë fituese duhet të përdorin valutën e fitores lokale për një betejë tjetër, për një qeveri e cila do të jetë tepër e vështirë për tu formuar me lojtarët aktual. Fitorja në Kërçovë është e “parëndësishme” nga humbja në Gostivar e Tetovë. Dhe kjo është një disfatë e dhimbshme për partinë e A. Ahmetit. Tash ai dhe të tjerët duhet të reflektojnë. Kryeministri aktual dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev pas disfatës në Shkup ka dhënë dorëheqje.

Nuk priten zhvillime që lidhen me sferën e sigurisë dhe të përcaktimit Euro-Atlantik të vendit. Rotacioni i pushtetit nuk duhet të shihet si rrezik, pasi qëndrimi disavjeçarë i një partie në pushtet dëmton banorët e varfër të shtetit të brishtë e me nivel të lartë korrupsioni nga qendrat e oligarkive partiake. Në Shkup, LSDM ka garuar me Petre Shelegovin, BDI në Tetovë me Teuta Arifin dhe në Gostivar me Nevzat Bejtën, të gjithë kanë pretenduar mandat të dytë dhe të tretë. Shpartallimi ishte i jashtëzakonshëm prej kundërkandidatëve! (1.11.2021), SHBA.

Selim Ibraimi mban titullin Dr. (Ph.D.) në Shkencat Politike. Ai ka një Master në Marrëdhëniet Ndërkombëtare nga Webster University, SHBA dhe BA në Gazetari nga Universiteti i Tiranës.

About Admin