Fejziu:”Shtetësia e re mund çojnë deri në padigjueshmëri qytetare duke refuzuar marrjen e dokumenteve personale …”

Intervistë me z.Milaim Fejziun.Intervistoi Selim Ibraimi nga Platforma Analitike (ISSDMaqedonia-@CSSDMacedonia)

 

Debati për ndryshimet kushtetuese të inicuara nga qeveria e Maqedonisë po zhvillohet në dy drejtime: së pari, ndryshime kushtetuese të imponuara nga Marrëveshja e Prespës të formuluara në katër amandamente të propozuara nga qeveria dhe së dyti,në drejtim të mospërfilljes të kërkesave të shqiptarëve për rregullimin kushtetues të statusit politiko-juridik të tyre

###

ISSD: z.Fejziu, si e vlerësoni debatin për ndryshimet kushtetuese të inicuara nga qeveria?

Milaim Fejziu:Debati për ndryshimet kushtetuese të inicuara nga qeveria e Maqedonisë po zhvillohet në dy drejtime: së pari, ndryshime kushtetuese të imponuara nga Marrëveshja e Prespës të formuluara në katër amandamente të propozuara nga qeveria dhe së dyti, në drejtim të mospërfilljes të kërkesave të shqiptarëve për rregullimin kushtetues të statusit politiko-juridik të tyre. Qëndrimet kokëforta dhe shoveiniste të qeverisë, por edhe të elitës politike maqedonase edhe mund të supuzohet, por është e pa kuptueshme sjellja diletante e përfaqësuesëve politik shqiptar në qeveri të cilët u reshtuan pas Zoran Zaevit-Kryeministër, me arsyetimin se nuk është momenti që të ngriten kërkesa që përkojnë me pozitën juridiko-kushtetuese të shqiptarëve sepse përparësi ka integrimi në NATO dhe në BE. Qeveritarët shqiptar të BDI-së dhe satelitët tjerë harojnë se ndryshimet kushtetuese nuk ndodhin çdo muaj apo vit që të mund shqiptarët të shtrojnë kërkesa, prandaj ky qëndrim është i pa vend, sepse standardet e NATO-s pikërisht kërkojnë që shtetet që aderojnë duhet ti zgjidhin të gjitha kontestet brenda shtetit dhe me fqinjët.

ISSD: z.Fejziu pasi amandamentet e partive shqiptare ka shumë pak gjasa të pranohen nga qeveria, çfarë strategjie duhet të hartojnë shqiptarët e Maqedonisë pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës?

Milaim Fejziu: Është e vërtetë se qeveria si propozuese e amandamenteve për ndryshime në kushtetutën aktuale nuk ka disponim për të pranuar propozime nga opozita shqiptare që i përkon pozitës juridiko-kushtetuese të shqiptarëve, por insiston vetëm me amandamentet e saja me arsytimin se nuk guxojmë të hapim “Kutinë e Pandorës” që me fjalë tjera kjo i referohet të drejtave të shqiptarëve që kërkojnë zgjidhje që tri dekada.

  • Shtrohet pyetja çfarë duhet të bëjnë shqiptarët në Maqedoni për të ndryshuar pozitën e tyre në kushtetutë? Mendoj se kjo nomenklaturë politike nuk është e aftë dhe është e kompromituar si dhe e kapur me hipoteka financiare prandaj veprimet e tyre politike janë shterpe me një fjalë janë shëndëruar në vazal të VMRO-së apo të LSDM-së. Jam i mendimit që shumë çka duhet të ndryshojë duke filluar nga heqja nga skena politike subjekte dhe politikanë shterp dhe të kompremituar. Kemi nevojë për një strategji të re të veprimit politik dhe për një politikë ndryshe nga kjo e sotmja, e kjo kërkon dhe lidership të ri liderë të ri me vizione të shekullit 21.

ISSD: z.Fejziu, partitë opozitare shqiptare kanë disa vëretje për shtetësinë që buron nga kjo marrëveshje, sipas jush çfarë duhet të ndryshohet tek kategoria e shtetësisë maqedonase për të gjithë qytetarë të Maqedonisë Veriore?

Milaim Fejziu:Partitë opozitare shqiptare po përpiqen që së paku të intervenohet të amandamenti që i përket çështjes së Shtetësisë i cili nuk bën dallim ndërmjet termit Shtetësi dhe Etni. Poqese ky amandament nuk ndryshon gjatë fazës së aprovimit të tij, unë mendoj se ky nen do të jetë “Mollë Sheri”në të ardhmen dhe do të shkakëtoj përplasje serioze që do të çojnë deri në padigjueshmëri qytetare duke refuzuar marrjen e dokumenteve personale sipas këtij amandamenti po qese mbetet kështu. Prandaj është e domosdoshme që të ndryshohet ky amandament gjatë aprovimit me një formulim tjetër që do të dallonte përkatësine etnike nga përkatësia shtetërore. Shtetësia është kategori qytetare sikur sovraniteti i shtetit i cili buron dhe u takon qytetarëve ndërsa etnia është kategori kombëtare-nacionale dhe nuk mund të zëvendësohet me termin shtetësi.

ISSD: z.Fejziu një pyetje të fundit, zërat për shkëmbime territoresh po bëhen më të forta në Kosovë dhe Serbi, a mendoni se kjo do të ndodhë në mes Kosovës dhe Serbisë dhe e ka ndikim të lehtë Rusia në Maqedoni dhe Ballkan?

Milaim Fejziu:Parimisht teza për shkëmbim territoresh ndërmjet shteteve është parim universal botëror, kurse ideja për këmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Ballkanin Perëndimor më shumë i përket fantazmës politike të udhëheqësve të këtyre shteteve apo të nomenklaturave politike aktuale të cilat në mungesë të gatishmërisë për normalizimin e imponuar nga Bashkimi Evropian, për të zgjidhur çështjet e pa zgjidhura si shtete që edhe patën një luftë të përgjakshme me shumë humje jetë njerzish  dhe shkatërrime pronash në Kosovë. Të tjerët e quajnë “korrigjim kufijsh” në mes dy shteteve sovrane. Në Ballkan është shumë vështirë të korrigjohen kufijtë në mënyrë paqësore, pra vetë ideja për korrigjim kufiri nënkupton shpallje lufte atij shteti në menyre tinzare.

Në mungesë të ideatorit të kësaj ideje për shkëmbim territoresh në mes Serbisë dhe Kosovës, mund të supozoj se ideator është Serbia sepse ajo refuzon të njoh shtetin e ri të Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran dhe me çdo kusht mundohet ta pengoj anëtarësimin e Kosovës në institucione dhe organizata ndërkombëtare dhe me këte sjellje ajo nuk ka ndërmend të normalizoj marrëdhëniet me Kosovën, sepse ajo përgatitet ti “shpalë luftë” Kosovës me inkurajimin që ja bën Rusia për tu rikthyer në Ballkan. Mua nuk me habisin planet Ruso-Serbe në Ballkan, më habit naiviteti shqiptar se megjithmend mendojnë se serbët do ta harojnë Kosovën.

 

Milaim Fejziu:Poqese ky amandament nuk ndryshon gjatë fazës së aprovimit të tij, unë mendoj se ky nen do të jetë Mollë Sheri”në të ardhmen dhe do të shkakëtoj përplasje serioze që do të çojnë deri në padigjueshmëri qytetare duke refuzuar marrjen e dokumenteve personale sipas këtij amandamenti po qese mbetet kështu. Prandaj është e domosdoshme që të ndryshohet ky amandament gjatë aprovimit me një formulim tjetër që do të dallonte përkatësine etnike nga përkatësia shtetërore.Shtetësia është kategori qytetare sikur sovraniteti i shtetit i cili buron dhe u takon qytetarëve ndërsa etnia është kategori kombëtare-nacionale dhe nuk mund të zëvendedohet me termin shtetësi .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

* Copy This Password *

* Type Or Paste Password Here *