Ekstremizmi politik, Lufta e Dytë Botërore dhe çështja e Maqedonisë

Selim Ibraimi- (CSSD)

—Sidoqoftë, në Jugosllavi, si në shumicën e vendeve të Ballkanit, faktorët vendimtarë nuk ishin të brendshëm, por të jashtëm. Në luftën e brendshme për pushtet midis çetnikëve dhe partizanëve, këto të fundit u ndihmuan nga vendimi i Britanisë për të kaluar mbështetjen e logjistikës nga Mihailoviq në Tito, dhe në fund ishte Ushtria e Kuqe e Rusisë që çliroi Jugosllavinë.
Në Shqipëri raporti i forcave pas Konferencës së Mukjes ndryshoi në favor të forcave partizane të përkrahura nga Britania dhe Amerikanët.
Ky përfundim ishte fatal për shqiptarët jashtë kufijëve të Shqipërisë administrative e ndërkohë për të balancuar grekët dhe bullgarët u vendos që të krijohet Maqedonia.
Në fakt pushteti u formua nga partizanët e Titos dhe ideologët komunistë të shkolluar në Moskë dhe Beograd, duke ua lënë në dorë qeverinë e re komunistëve maqedonas të cilët e vazhduan qeverisjen me dhunë deri në formimin e kombit aktual maqedonas me të drejta ekskluzive dhe të shpallur pronarë të republikës së e re e cila shpalli pavarësinë nga ish Federata e Jugosllavisë në vitin 1991.
Idetë kombëtare të popullatës së përzier të Maqedonisë si koncept gjeografik në fillim të viteve 1900-1910 konsistonin në themelimin e shtetit sipas modelit zvicerian, pasi territori ishte nën pushtimin osman.
Botëkuptimi për një Maqedoni sipas Konfederatës Zviceriane u zhvillua sidomos nga drejtuesit lokal të cilët duhet e parë realitetin etnik kërkonin një Maqedoni të tipit helvetik.
Territori i Maqedonisë përbëhej nga një masë heterogjene dhe pa pushtet.
Luftërat Ballkanike nxorrën një realitet të ri gjeopolitik duke i favorizuar serbët në jug me krijimin e Banovinës së Vardarit edhe atë sipas modelit të vjetër të principatave serbe.
Mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene (SKS) dhe vazhdimi i represionit dhe dominimit serb ndikoi në rritjen e emocioneve nacionaliste tek popullata e cila banonte në territorin e Maqedonisë.
Sipas burimeve ndërkombëtare, kryengritësit e zonave të Maqedonisë me përkatësi bullgare dhe banorë të zonave që e quanin veten si maqedonas etnikë, i themeluan organizatat e para terroriste duke organizuar atentate ndaj figurave të larta politike të Jugosllavisë së atëhershme.
Atentati kundër princit Aleksandër Karagjorgjeviq në Marselë të Francës në vitin 1934 nga Vlado Cernozemski e dëshmoi frymën dhe natyrën e kryengritjes së popullatës e cila kërkonte pavarësi nga Beogradi.
Fillimi i Luftës së Dytë Botërore e përkeqësoi gjendjen në jug të Ballkanit duke u bërë fushëbetejë e Forcave Aleate dhe Fuqive të Aksit.
Nënshkruesit e Paktit të Berlinit në vitin 1939 ndoqën një ideologji të fortë ushtarake dhe nacionaliste dhe kuptohet me një politikë të re anti-komuniste.
”Wehrmachti” gjerman pas rrëzimit të pushtetit të Benito Musolinit u detyrua të depërtojë thellë në Ballkan…

***Pjesë nga “Territori i heshtur”
(Dinamika të reja në Europën Juglindore) 

1.10.2017

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

* Copy This Password *

* Type Or Paste Password Here *