EKSPANSIONI DHE MODELI UNITAR

SELIM IBRAIMI – INSTITUTI I STUDIMEVE TË SIGURISË DHE ZHVILLIMIT –

Dhuna dhe ekstremizmi politik janë bërë përditshmëri në çështjet e brendshme të Maqedonisë. Vështirë se një vit kalon pa lajme për aktivitetet e sulmeve ndëretnike dhe kriza politike.

Nocioni që duhet pranuar është se, shoqëritë multietnike shpesh janë të prirura për dhunë dhe anarki.
Këtu nuk përjashtohet Maqedonia, Kosova dhe Bosnja si raste referimi të pikave të nxehta në Ballkan.
Eshtë e vërtetë që, çdo shoqëri që ka identitete të ndryshme, mund të bëhet e prirur dhe e ekspozuar ndaj forcave përçarëse.

Nga ana tjetër, në Maqedoni është shumë vështirë që etnitë me kultura dhe zakone të ndryshme të harmonizohen në një etnitet-tërësi të vetme unitare.
Ky plan po favorizohet sot në Maqedoni dhe pretendohet të njihet si model ndërkombëtar. Ndërsa një shembull tjetër i mirë dhe unik janë ShBA-të, e cila është një përzierje e kaq shumë popujve dhe kulturave.

Krahasimi që politikanë të ndryshëm në Ballkan po mundohen të bëjnë me ShBA-të nuk qëndron, pasi tradita shtetërore dhe valët e nacionalzimit në Ballkan nuk e përcaktojnë këtë rrejdhë të historisë.

Qeveritë e Evropës Juglindore vështirë e dorëzojnë të vjetrën apo të kaluarën dhe aq më pak janë të përkushtuara  drejt proceseve demokratike e që në një farë mënyre do të braktisnin traditën e tyre të separatizmit dhe nacionalizmit agresiv shekullor.

Padyshim se mund ta kultivojnë patriotizmin, pasi baza e nacionalizmit agresiv në Ballkan, mbështetet në projekte kombëtare për territore dhe ekspansion, mbi kurrizin e popujve autoktonë.

Fotografia nga Google Images