DY RREZIQE PËR AMERIKANËT NË BALLKAN

Nga Selim Ibraimi – (CSSD)

Dhjetë bilionë dollarë investime direkte dhe kredi nga Republika Populllore e Kinës (RPK), 30 bilionë dollarë  linjë e hapur nga paketa kineze për Ballkanin dhe Evropën Qendrore konsiderohen si një ndër shumat më të mëdha të investimeve në kontinentin europian.

Plani ambicioz kinez dhe overtura ushtarake ruse nëpër vendet e Evropës Lindore e ka përmbysur balancen e forcave gjetiu. Sipas zyrtarëve të Maqedonisë nga projektet kineze Maqedonia ka përfituar shumë: në planin afat shkurtër, të mesëm dhe afatgjatë.

Shtetet dhe qeveritë veprojnë në arenën ndërkombëtare  të pavarura dhe me këtë gëzojnë të drejtën të lidhin marrëveshje me çdo shtet dhe qeveri mike.Për nga natyra, shtetet veprojnë në bazë të interesave shtetërore.

Nga disbalanca e forcave të reja në rajon dhe shumat marramendëse kineze, janë vënë në pikëpyetje shumë çështje dhe kështu është vështirë të definohen vitet në vazhdim. Senatorë dhe diplomatë të administratës amerikane kanë tërhequr vëretjen për këtë „invadim“ ekonomik të Ballkanit Perëndimor nga RPK dhe fuqitë tjera të rangut të mesëm.

Diplomacia amerikane publike është rrezikuar nga zhvillimet e fundit.Partnerët lokalë në Maqedoni kanë marrë drejtime të panjohura dhe kanë dhënë mjaft sinjale për gjatë pesë viteve të fundit. Si është duke e ndryshuar rajonin dhe Maqedoninë monedha kineze?

Ndërkohë senatorët amerikanë kanë propozuar një kornizë të re mbrojtëse për Ballkanin për të reduktuar agresion rus, por “Rruga e Mëndafshit” paraqet rrezik për amerikanët dhe strategjinë e tyre në Europë dhe Ballkan, në fakt duke përfshirë edhe interesin amerikan në Maqedoni.

Analizat e CSSD-së shkruhen dhe redaktohen nga stafi i CSSDMaqedonia. 
Çdo muaj dy analiza botohen në shqip dhe anglisht.
Redaktorë: Selim Ibraimi dhe Blerim Abedini
Grafika: CSSD dhe burime të tjera
Komentet: cssd2020@gmail.com
Për më shumë vizitoni faqen tonë të internetit: www.cssd-ngo.org

CSSD analyses are written and edited by the staff of the CSSDMacedonia.
Each month two analyzes are published in the Albanian and English language.
Editors: Selim Ibraimi and Blerim Abedini
Graphics: CSSD and other sources
Comments: cssd2020@gmail.com
For more information visit our website: www.cssd-ngo.org

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

* Copy This Password *

* Type Or Paste Password Here *