DREJTËSIA SELEKTIVE

Shënim nga Selim Ibraimi @CSSDMacedonia

Kryeministri Zoran Zaev po përpiqet, së bashku me ministrinë e drejtësisë, të sigurojë votat për ndryshimet në ligjin e Prokurorisë Speciale Publike (PSP)-së në emër të interesit të shtetit dhe të vazhdojë amnistinë sipas politikës ditore dhe interesave të koalicionit. Në të vërtetë koalicioni i tij po vë një vrimë të zezë mbi qeverisjen e tij përpara zgjedhjeve evropiane dhe opsionet e Komisionit Europian (KE)-së për të filluar bisedimet me Maqedoninë Veriore.

Me këtë qeveri dhe amnisti që filloi me deputetët e VMRO-së, përpara ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës dhe po vazhdon për statusin e PSP-së, qeveria dhe partnerët e saj po japin një shembull të keq të sundimit të ligjit, korrupsionit dhe natyrisht se drejtësia selektive në Maqedoninë Veriore do të vazhdojë të jetë pjesë e politikës – duke nxitur zhgënjimin ndëretnik dhe qytetar për shtetin e shumëpritur ligjor.

Misioni i kryeministrit Zaev po testohet me lojën për sundimin e ligjit dhe mbështetjen që merr nga Perëndimi, duke mos ju kushtuar aq vëmendje  pazareve qeveritare mbi të drejtën.

Shënim:Ndalohet përdorimi i gjuhës së urrejtjes së çfarëdo natyre. Bordi redaksional i ISSDMaqedonia rezervon të drejtën të redaktojë dhe të mos publikojë materiale që shkelin të drejtat e njeriut, lirinë e shprehjes, shtypin e lirë, integritetin individual, etnik, gjinor dhe social. Publikimi i intervistave dhe i analizave ka për qëllim përpunimin e çështjeve me karakter social, ndëretnik, ekonomik, politik dhe të sigurisë në interes të qytetarëve. Parandalimi i krizave të brendshme dhe të jashtme nëpërmjet platformave dhe mediave neutrale, të balancuara, të ndershme dhe objektive, është një nga prioritetet e programeve tona të Ndërtimit të Paqes, Menaxhimit të Konflikteve, Sundimit të Ligjit dhe programeve kundër Ekstremizmit të Dhunshëm. Pikëpamjet e autorëve dhe të ekspertëve të jashtëm jo gjithëherë pasqyrojnë linjën dhe politikën redaksionale të ISSDMaqedonia.

 

29 Mars 2019

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

* Copy This Password *

* Type Or Paste Password Here *