Dëshmitë historike

Blerim Abedini, Institute for Security Studies and Development-North Macedonia

Historia e hidhur e njerëzimit në botë ka ndryshuar politikat si dhe aleatët si palë të polarizuar. Nga Lufta e Dytë Botërore aleatët ndryshuan përbërjen e tyre në ekstrem. Sikur e dimë, bomba atomike e hudhur në Japoni nuk ndikoi në zhvendosjen e miqësisë me SHBA-në. Por, historia nuk haron sepse ajo zhvendos lidershipin që do të caktoi politika të reja. Jemi sot dëshmitarë të këtyre ndryshimeve.

Garat tekniko-teknologjike në botë bëhen me qëllim të arrihet një indeks i lartë në bursën e letrave me vlerë, për lehtësimin e jetës socio-ekonomike, për propagandë ushtarake, për ndryshimin e historisë së nëpërkëmbur, etj.

Ç’do shtet që ka progres në lëminë tekniko-teknologjike, në radhë të parë e bën me qëllim t’i kundërshtojë politikat e oponentëve të tyre në rafshin gjeopolitik. Mund të vështrojmë shtetin e Kinës që me ç’do kusht dëshiron t’i kundërshtojë politikat e disa shteteve aleate të NATO-s, me progresin në hulumtimet e armëve më moderne të dedikuara ushtrisë së vet. Ajo, si duket ka punuar mjaft në këtë drejtim dhe është fuqi elitare në Lindjen e Largët.

SHBA-së për intervenime ushtarake në Azinë Lindore do t’i duhej kosto e lartë. Kështu që shtetet si Japonia dhe Koreja Jugore do të duhej të praktikojnë marrëdhëniet pacifiste për evitimin e konflikteve, që lidhet me historinë e zymtë të rajonit pacifik.

Faktori- Histori, që hap plagët e vjetra. Foto, Google.

Nga kjo dua të përkujtoj se, historia nuk haron luftërat dhe viktimat që janë bërë padrejtësisht nga okupuesit ushtarak ose ekonomik. Nëse shikojmë botën në një prizmë të kthyer do të na sfidoj të kaluarën e hidhur të shteteve që tani më, kanë rritur potencialin ushtarak.

Pandemia që kaploi shtetet, aq më tepër SHBA-në ka dobësuar ndikimin në arenën ndërkombëtare. Ajo bile, ndër kryesimin e presidentit Trump ka humbur disa ingerenca në veprimet ushtarake në botë. Kjo ndodhi siç e dimë me votëbesimin e humbur në shtëpinë e Kongresit amerikan. Pas kësaj presidentit amerikan i merren disa ingerenca në bazë të ligjit të shkruar në legjislacionin amerikan. Në anën tjetër, Turqia rikujton historinë e saj të hidhur kur ish e rrethuar nga armiqtë. Jo rastësisht Greqia gjendet në këtë list, sepse ka qenë përfituese gjatë konfliktit të shekullit të kaluar. Pra, historia nuk duhet të anashkalohet në asnjë mënyrë sepse hapen plagët e vjetra. Dita ditës Turqia krijon aleate të reja dhe ish shtetet elitare në Lindjen e Afërme, zbrapsen nga diplomacitë që dëmtojnë interesat nacionale të shteteve tjera, e sidomos shteteve fqinje. Bota në majë të një konflikti ushtarak ka nevojë për negociata të reja ku do të ketë marrëveshje për ruajtjen e paqes dhe bashkëpunimit si që ishte nën presidencën e Obamës.

Në sajë të luftrave disavjeçare pamë zhvendosjen e popujve në shtete tjera të zhvilluara, për të ruajtur stabilitetin ekonomik të familjes. Bota tani ndeshet me konceptin e multietnicitetit pasi që, shumë intelektual nga vatrat e luftës janë zhvendosur përgjithmonë nga vendlindja. Atje gjithçka e shkatëruar, pa shtëpi, pa ujë të mjaftueshëm dhe e kontaminuar, pa trafik elektrik, infrastrukturë të dëmtuar, tokë të helmuar nga bombardimet, papunësi, etj.

Në bazë të konventave ndërkombëtare emigrimi në shtetet e dëshiruara është e lejuar gjatë luftërave qofshin civile, okupimit ose tjera. Dyndja e popullsisë ndodh edhe për arsye ekonomike të shtresës intelektuale. Ato janë të mirrëseardhur përshkak të përshpejtimit të zhvillimit të gjithëmbarshëm të shoqërisë ku kanë marrë rrugën.

 

About Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*