Home / EU, the Balkans, Eastern Europe/ Russia, Turkey / Deputetët e BDI-së me shumë kënaqësi po luftojnë për identitetin maqedonas

Deputetët e BDI-së me shumë kënaqësi po luftojnë për identitetin maqedonas

Nga Selim Ibraimi- Deputetët e BDI-së me shumë kënaqësi po luftojnë për gjuhën maqedonase në BE dhe shihni sa të lumtur janë kur flasin në debatet televizive dhe konferenca shtypi. Këta deputetë dhe diplomatë të BDI-së në të vërtetë e kanë rregulluar statusin e shqiptarëve, të gjuhës dhe tash ka mbetur të luftojnë për çështje identitare të huaja. Të mos flasim për largimin e 20 për qindëshit ku nuk ka asnjë debat se çka më tej. Në çfarë gjendje e kanë lënë gjuhën shqipe në MV, kjo as që vërehet. Përdorimi dhe zbatimi i gjuhës shqipe është për të ardhur keq dhe nuk ka gjasa që një ditë kjo gjuhë të bëhet zyrtare e të mos flasim gjuhë e njëjtë edhe për përdorim të jashtëm, ku po aty deputetët e rinj dhe të vjetër të partisë së Ahmetit po luftojnë aq shumë për gjuhën dhe identitetin maqedonas. Deputetë më të fortë dhe më të zëshëm që nga viti 1991 nuk kemi pasur në parlamentin e Maqedonisë. Lufto për çështje të huaja dhe për të tuat mos fol asgjë. Është për tu habitur se nga e kanë marrë këtë politikë këta deputetë të partisë së Ahmetit?! E gjithë kjo situatë ma kujton kohën kur gjatë RSFJ-së, në Kuvendin Federativ kishim një përfaqësues -deputet me emrin Hisen Ramadani nga rrethina e Tetovës që i përfaqësonte me të vërtetë interesat tona në Beograd.

About Admin