SELIM IBRAIMI-Marrëveshja përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë e mbështetur nga aksi Bolton -Mogehrini dhe aktorët lokal të Kosovës sidomos Presidenti Thaçi dhe infrastruktura diplomatike e ambasadës së Kosovës në Washington, do të jetë e kushtueshme për Kosovën dhe nuk dihet shkalla e prekjes së kufijve.
A.Letrën e diplomatëve të Departamentit të Shtetit rreth taksës së qeverisë dhe kinse lëkundjes së miqësisë në mes Kosovës dhe ShBA -së është e përkohëshme, pasi vetë Departamenti i Shtetit nuk ka plan të qartë rreth procesit të njohjes reciproke dhe garancive ndërkombëtare. Ndërsa, ajo që dikur dukej e pamundur se ShBA nuk do t’i kthehej Serbisë si aleate, tani vërtetohet se presioni mbi Kosovën nga grupet e interesit në ShBA, synojnë përfundimisht që Serbia të jetë shtet kryesor dominues në Ballkan në dekadat e ardhshme, ndërsa hapësira politike shqiptare jo funksionale.
B.Ambasadorja amerikane në Nato Kay Kutchison tha për DW, se çështja e tatimeve të vendosura nga qeveria e Kosovës ka të bëjë me marrëdhëniet bilaterale në mes dy shteteve.
Dy qëndrime të kundërta brenda 24 orëve nga administrata e Presidentit Trump.
Presioni i diplomatëve amerikanë nuk ka të bëjë në thelb me tatimet e palës kosovare, por me pranimin e planit “Bolton -Mogeherini” që parasheh korridore për serbët e Kosovës dhe opsione tjera që e favorizojnë Serbinë. Njohja e ndërrsjelltë nuk ka se si të ndodhë ndryshe. (ISSDMaqedonia-@CSSDMacedonia)