Nga Blerim Reka-

Nesër në Durrës do të shtrohet darka e tretë e treshes ballkanike. E bojkotuar nga treshja tjetër e rajonit, do të jetë kjo darka e fundit e trilateralës që po na shitet si “Mini-Shengeni Balkanik”. Ideatori i saj Vuqiq, do shkelë nesër-pa luftë portin më të madh shqiptar, të njejtin që parardhësi i tij ideologjik Pashiq, e kishte pushtuar si: “Serbski Drac”. Presidenti i sotëm serb do pritet zyrtarisht nga shteti shqiptar, si ideator i këtij “unioni ballkanik”, me Kosovën “pjesë të Serbisë”! Pra, si ministër i djeshëm i pushtuesit serb të Kosovës dhe si mohuesi i sotëm i krimeve të këtij pushtuesi. Izreali, mbi gjysëm shekulli nuk lejoi hyrjen e shtetarëve gjerman, përkundër kërkim-faljes dhe pagesës së reparacioneve të luftës. Kreu i shtetit serb, jo që nuk kërkoi falje, por mohon edhe krimet serbe, si atë në Reçak. Nikoqiri i tij, besoj se e ka lexuar Bloch-un: ”moskuptimi i së sotmes, vjen nga mohimi i të kaluarës.

(Marrë nga profili i profesor Rekës në Facebook)