Dallimi midis virtytit dhe fatit

Nikolo Makiavelli e përdor fatin për t’iu referuar të gjitha atyre rrethanave të cilat qeniet njerëzore nuk mund t’i kontrollojnë. Ndërsa, virtity është energjia apo veprimi njerëzor që qëndron në kundërshtim me fatin. Në kapitullin 7 të Princit, Makiavelli shkruan:

“Vetëm një njeri i shkëlqyer dhe jashtëzakonisht i aftë ka të ngjarë të dijë të komandojë pa pasur trajnim dhe përvojë”. Ai gjithashtu thotë, “nëse ata që bëhen papritmas sundimtarë dhe janë me një aftësi (virtyt) kaq të jashtëzakonshëm, ata mund të punojnë në vend se si ta mbajnë atë pasuri dhuratë të dhënë papritur”. Kjo arrihet duke krijuar rezistencë ndaj fatit përmes përdorimit të virtytit, energjisë njerëzore ose veprimit që qëndron në kundërshtim me fatin.

Në kapitullin  7-8, Makiavelli gjithashtu vë në kontrast virtytin me pasurinë në kuptimin e fatit ose favoreve të njerëzve të fuqishëm. Në këto kapituj, kontrasti është midis asaj që princi mund të kontrollojë (veprimet e tij) dhe asaj që ai nuk mund të kontrollojë. ( E solli në gjuhën shqipe Selim Ibraimi)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*