Analizë nga Selim Ibraimi– Duket si e pamundur të mendohet se ku ndodhet deputeti Kastriot Rexhepi i L Besa pas paraqitjes së tij publike me video në Facebook. Postimi tekstual po në Facebook tregon se ai këtë veprim e ka bërë me vetëdije, kurse L. Besa e ka paraqitur rastin në organet policore. Por, në Maqedoninë e Veriut çdo gjë është e mundur. Pas qartësimit publik të Rexhepit dhe ndaj L. Besa, Kasami duhet të fillojë identifikimin e faktorëve nëse ka pasur përpjekje për veprime të tilla. L. Besa dhe Kasami duhet të tregojnë se janë në gjendje të marrin përgjegjësi, të veprojnë kur duhet dhe pa manovrime para publikut dhe anëtarësisë.
Analiza e lidershipit tregon se personaliteti i deputetit Rexhepi vlerësohet si “stealth- karakter” dhe veprimet e tij janë të paparashikueshme. Qendrimi i tij i heshtur për një kohë dhe gjatë gjithë debateve të ministrit Arijanit Hoxha ndaj LSDM-së, kuptohet në emisionet televizive, mund të tregonte për aksionet politike në të ardhmen të deputetit të L. Besa Kastriot Rexhepi dhe aktorëve tjerë. Dhe shenjat e para që Kasami dhe anëtarët e kryesisë që do t’i kishin fituar nga ai, nëse mund të jetë i kapur apo jo në vazhdim si deputet. Kryetari Kasami bashkë me kryesinë duhet të analizojnë se kush qëndron pas këtij skenari dhe kjo natyrisht do të zbulohet nëse inteligjenca apo grupe të caktuara të partive politike kanë qenë të interesuara për këtë mision që shihet si i vullnetshëm dhe që mund të jetë e kundërta. Këtë në fund duhet ta thonë organet gjegjëse dhe vetë deputeti Rexhepi.
Mbetet Kasami dhe kryesia e partisë të fillojë operacionet e brendshme. Megjithatë, Kasami dhe ideologët tjerë është mirë të sillen konform votave të mara në Pollog. Maqedonia e Veriut ka hyrë në një krizë të thellë politike dhe ekonomike. Kryesorja deputeti Rexhepi të jetë mirë dhe i lirë dhe të paraqitet një ditë para anëtarësisë dhe publikut fizikisht. Takimi i mundshëm i liderëve në Shkup do të definojë fazat politike se kur do të shpallen zgjedhjet e shpejta parlamentare në Maqedoninë e Veriut. (11.11. 2021) Woodbridge, VA, SHBA.
Selim Ibraimi mban titullin Dr. (Ph.D.) në Shkencat Politike. Ai ka një Master në Marrëdhëniet Ndërkombëtare nga Webster University, SHBA dhe BA në Gazetari nga Universiteti i Tiranës.