ÇARJET TRANSATLANTIKE REFLEKTOHEN NË BALLKAN

SELIM IBRAIMI-Shefja e diplomacisë europiane Frederika Mogeherini ka deklaruar se nuk përjashtohet mundësia e shkëmbimit të territoreve por jo në linjat etnike. Ajo ka theksuar se një korrigjim i mundshëm nuk do të duhej të jetë i bazuar përmes vijave tradicionale etnike.

“Pavarësisht se për cilat adoptime do të pajtoheshin palët në të ardhmen, rezultati nuk duhet të ishte spastrimi etnik i territoreve. Në çfarë do rasti, të dyja vendet duhet të mbesin shumëtnike”– ka deklaruar Frederika Mogherini. Edhe një linjë në Uashington është e hapur ndaj këtyre ndërrimeve të reja në Ballkan.

Sipas linjës Bolton-Mogherini, më këtë normalizim, Serbia do të fitonte  BE-në, me opsionin që Beogradi të mos pengojë Prishtinën në arenën ndërkombëtare por me një kusht serb që Serbia të vazhdojë të mos e njoh Kosovën. Kjo është tabloja fillestare se si paraqiten bisedimet serbo-kosovare. Opsioni tjetër është më radikal duke bërë ndarje në vijat etnike dhe ky variant është për Kosovën i dëmshëm dhe shkatërues, pasi do ta linte territorin kosovar të copëtuar dhe ndoshta për 10 vite përshkak të izolimit dhe mos pasjes perspektivë si shtet i vetmi opsion do të ishte unioni me Shqipërinë.

Raporti i Fuqive të Mëdha

Në përgjithësi, ShBA do të kishin përparësi ndaj fuqive të tjera që janë të interesuara për vakumin aktual të Ballkanit, por kjo më tej do të varret nga politika e presidentit amerikan Donald Trump dhe nëse Uashingtoni dëshiron të mbajë edhe më tej një prani të konsiderueshme forcash në Ballkan.

Në botën e re, Bashkimi Europian duhet të miratojë politika të reja për Ballkanin Perëndimor, politika për parandalimin e trazirave në shtetet kufitare të BE-së.

Nëse transformimi nuk ndodh në rrugë institucionale, atëherë në dekadën e tretë mund të shohim një pamje të re të shteteve me dy forma të qeverisjes: e para, fuqia politike do të përqëndrohet në dorën e kastave të fuqishme politike dhe e dyta, rajoni do të humbë dinamikën dhe do të kthehet në shtete me epiqendra të ndryshme të influencës.

Procesi i Berlinit shihet si një rrugë për integrimin në BE, por e gjithë kjo do të varet nga aktorët lokalë, sepse në kohën e pasigurisë globale, procesi i transformimit të rajonit në një tokë të perspektivës nuk është aq i lehtë. Por, BE pa mbështetje nga ShBA,do ta ketë të vështirë të vazhdojë iniciativat e reja në rajon.Realiteti është se ShBA dhe Berlini po shkojnë në drejtime të kundërta.

Pasojat e kundërshtimeve transatlantike do të reflektohen në Ballkan ku Maqedonia dhe Bosnja pas rishikimit të kufijve në mes Prishtinës dhe Beogradit do të ishin në rrugë të konfigurimeve të brendshme. Në gjendje më të rëndë paraqitet Maqedonia ku një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve të Maqedonisë janë të pakënaqur me politikat e partisë shqiptare në pushtet dhe të kryeministrit Zaev. Sipas vlerësimeve, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) një parti e dalë nga lufta po bën përpjekje maksimale për ti mbajtur në një gjendje të ngrirë shqiptarët e Maqedonisë e cila politikë po gjen mbështeteje në Shkupin zyrtar dhe tek disa ambasadorë të shteteve perendimore që nuk dëshirojnë të dëgjojnë më për kërkesat e shqiptarëve.

Në këtë luftë të jashtme, rishikimi i kufijve dhe kthimi në vijat e tyre natyrore do të aktualizohet në dekadat e të këtij shekulli. Mos të harrojmë se ndryshimi paqësor i kufijve, pa luftë dhe zënka fqinjësore, duhet të shihet edhe si një ndër modelet për zgjidhje afatgjata të konflikteve në Ballkan. (ISSDMaqedonia-@CSSDMacedonia)

Shënim: Ndalohet përdorimi i gjuhës së urrejtjes së çfarëdo natyre. Bordi redaksional i ISSDMaqedonia rezervon të drejtën të redaktojë dhe të mos publikojë materiale që shkelin të drejtat e njeriut, lirinë e shprehjes, shtypin e lirë, integritetin individual, etnik, gjinor dhe social. Publikimi i intervistave dhe i analizave ka për qëllim përpunimin e çështjeve me karakter social, ndëretnik, ekonomik, politik dhe të sigurisë në interes të qytetarëve. Parandalimi i krizave të brendshme dhe të jashtme nëpërmjet platformave dhe mediave neutrale, të balancuara, të ndershme dhe objektive, është një nga prioritetet e programeve tona të Ndërtimit të Paqes, Menaxhimit të Konflikteve, Sundimit të Ligjit dhe programeve kundër Ekstremizmit të Dhunshëm. Pikëpamjet e autorëve dhe të ekspertëve të jashtëm jo gjithëherë pasqyrojnë linjën dhe politikën redaksionale të ISSDMaqedonia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

* Copy This Password *

* Type Or Paste Password Here *