Home / PROGRAMMES / Geopolitics and Technology / Binarët e politikës

Binarët e politikës

Blerim Abedini, ISSD-NM

Politikat e ndërtuara mbi arsimin produktiv. Zhvillimi i barabartë si imperativ i baraspeshës së sistemit social-politik dhe ekonomik i botës por jo edhe i detyrueshëm.

Demokracia u cënua në shtetin me kushtetutë më të reformuar. U evidentua se aparati shtetëror si policia ishte e kontrolluar nga ish regjimi i Trump-it. Katër policë martirë në mbrojtjen e Kongresit. Pasi arriti ushtria nga shtetet e federatës që të luftojë armikun e brendshëm. Armiku i brendshëm përbëhej  nga të burgosur dhe me dosje të shumë numërta që ishin liruar nga diktatori i parë jo i zakonshëm i SHBA-së. Një skenar i njëjtë ndodhi me diktatorin tonë që ec lirshëm në Hungarinë e BE-së dhe hap kompani që t’i ik izolimit e ndoshta të kryej edhe biznes ndërkombëtar.

Burgjet e Maqedonisë Veriore janë të mbushur me politikë bërës të mëparshëm si ministra, drejtorë, prokurorë, gjykatës, policë e deri tek organizatat civile dhe qytetarët e rëndomtë.

Poashtu BE nuk e mban frontin me shtetet anëtare ku korrupsioni ka kapluar gjitha shtetet. Ajo lejoi të futen struktura politike hibride duke menduar se SHBA ose NATO do t’i ndihmoj. Kot bile BE nuk arriti të shoh se aleatët e vet kishin vdekur për 4 vite. Ndoshta është akoma vajzë e vogël dhe preferon lojën në vend të seriozitetit. Sidoqoftë BE një sallatë e përzier do t’i duhet kohë të reformoi veten!

Rusia duke dashur të privatizoi pronën shtetërore ajo i ra pishmanit duke u larguar menjëherë nga futbolli anglez dhe sërish të kthej komunizmin në ekonominë e saj. Ky reinkarnim i kushtoi shtrenjtë duke shkatërruar ekonominë nacionale të produkteve të amvisërisë dhe vazhduar me prodhimet në fushën e armatimit për nevojat e vatrave të reja të krizës.  

Kina e morri me seriozitet administrimin e sistemit komunist duke kontrolluar zgjerimin e kompanive dhe masat ndëshkuese të korrupsionit ose kritikave ndaj sistemit të aktivizimit komunist të tregut. Drejtori i kompanisë tregtare në internet Ali Baba ndiqej derisa ai kritikoi sistemin e tregut kinez që detyrueshëm e pensionoi ish profesorin.

Migrimi i popullatës botërore u bë e mundur në këtë shekull ku diversiteti tani më është i lart si dhe pritet të rritet diversiteti i komuniteteve e sidomos të komunitetit kinez.

Ky diversitet do të jetë i dobishëm për përvoja dhe tradita të reja të panjohura nga Lufta e Ftohtë. Arsimi në radhë do t’i rivendos binarët në drejtim të duhur pasi që student të talentuar do ta rreth kalojnë rruzullin tokësor duke specializuar në lëmi të reja.

Pra siç duket arsimi ka fuqi të reformoj dhe zhvillojë shtetin si dhe të formulojë kushtetutën autoktone. Pastaj politikëbërësit ngjiten binarëve të rivendosura!

About Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published.