Beshliqi kalon në Partinë Fshatare, porositë traktorë ‘Ferguson’ për fushatën zgjedhore

Nga Selim Ibraimi-  1.Tashmë Beshliqi kishte ndërtuar një karrierë të mirë në kurriz të popullit dhe anëtarësisë. Nga Banati e deri në Banovinën e Vardarit, politika e Beshliqit shihej si model për politikanët lokalë që dëshironin të bënin karrierë por të varur nga Partia Fshatare dhe zyrtarët maqedonas të asaj kohe. Beshliqi me dhunë arriti që duhanin, rrushin, mollët dhe groshën tetovare ta blejë më çmim të ultë, duke i dëmtuar fshatarët.

Kriza e viteve të 30-ta preku shumë shqiptarë të kohës që u detyruan të largoheshin drejt Sofjes dhe Bukureshtit. Kurse Beshliqi me grupin e tij kishin filluar një fushatë se kush do të bëhej prefekt i Tetovës, pasi shoku i tij Vuku që e kishte mbështetur Beshliqin në politikë, kërkonte nga ai edhe më shumë që të bëjë përçarjen e votuesëve të kohës.

2. Përveç ambicieve politike dhe financiare, Beshliqi kishte dëshirë që veten ta shohë edhe si afarist i suksesshëm në bujqësi. Kështu një ditë, ai ju drejtua qeverisë që të ndajë buxhet për një kontingjent traktorësh të markës “Ferguson” nga Anglia. Mirëpo, ideja e traktorëve nga Anglia nuk ishte kaq e thjeshtë, ai synonte që traktorët të ishin në shërbim të politikës që ai e promovonte në mjediset ku bujqësia ishte e pazhvilluar ose prodhimi ishte i ultë.

Jo vetëm kaq, Beshliqi kishte orekse të jashtëzakonshme në kohë të varfërisë dhe largimit masiv të popullatës nga SKS-ja dhe Banovina e Vardarit. Ndërkohë, Beshliqi kishte frikë se rejtingu i tij ishte në rënie, megjithatë makinat e markës gjermane BMW dhe Mercedes i voziste me shpejtësi dhe pandërprerë. (ISSDMaqedonia- @CSSDMacedonia) Skicë #6