BE DUHET TË NDALOJË TRAJTIMIN E SERBISË SI FËMIJË

SELIM IBRAIMI- “Vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës për të rritur tatimin mbi mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina në 100% është një shkelje e qartë e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) dhe të frymës së Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe të Kosovës. Më tej përkeqëson situatën pas imponimit fillestar prej 10% të rritjes së taksave javën e kaluar. Qeveria e Kosovës duhet të revokojë menjëherë këtë vendim”- deklaroi  Frederika Mogherini, përfaqësuese e BE-së për Siguri dhe Politikë të Jashtme.https://eeas.europa.eu/headquarters/headquarters-homepage/54242/statement-federica-mogherini-kosovo-government-decision-taxing-goods-serbia-and-bosnia-and_en

Vështrim

Bashkimi Evropian (BE) duhet të ndalojë trajtimin e Serbisë si fëmijë dhe të ketë një strategji të qartë për Ballkanin. Pa përgjigje të duhur nga BE-ja, Serbia do të vazhdojë me politikat e ndarjes dhe thyerjes së fqinjëve, edhe atë duke filluar me Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi.

Kjo është një tjetër goditje e BE-së, pas informacioneve që edhe gjatë vitit 2019 qytetarët e Kosovës nuk do të mund të lëvizin lirishëm në shtetet anëtare të unionit. BE tashmë në një gjendje të rëndë dhe me plot vështirësi të akomodimit në kohën e politikës së jashtme të presidentit Trump, po përpiqet t’i zbresë mosmarrëveshjet në Ballkan, duke favorizuar Serbinë përballë Kosovës dhe paralelisht duke e bërë cilindër kryesor ku duhet të testohen politikat e unionit.
Fajësia tani është edhe tek politikanët e Kosovës të cilët kanë humbur idenë e shtetësisë dhe janë zhytur në korrupsion. E gjithë kjo po ndodh në kohën e forcimit të idesë së korrigjimit të kufirit, plan i mbështetur nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiç.

BE pa një plan afatgjatë për Ballkanin do të vazhdojë të lëshojë sinjale të gabuara për populistët e vërtetë të rajonit. Normalizimi i marrëdhënieve në mes dy shteteve nuk mund të fillojë në binarët e vjetër të gjeopolitikës europiane të fillim shekullit të XX-të e cila atëherë nxorri në hapësirën politike një shtet serb të fuqishëm në Ballkanin e çliruar nga Perandoria Osmane.

Lajme të mira për Kosovën nuk do të dëgjojmë, derisa nuk do të kemi një dekontaminim të skenës politike kosovare dhe kordinim të vetë shqiptarëve në Ballkan. (ISSDMaqedonia)

 

 

 

Shënim:

Ndalohet  përdorimi i gjuhës së urrejtjes së çfarëdo natyre. Bordi redaksional rezervon të drejtën të redaktojë dhe të mos publikojë materiale që shkelin të drejtat e njeriut, lirinë e shprehjes, shtypin e lirë, integritetin individual, etnik, gjinor dhe social.
Publikimi i intervistave dhe i analizave ka për qëllim përpunimin e çështjeve me karakter social, ndëretnik, ekonomik, politik dhe të sigurisë në interes të qytetarëve.
Parandalimi i krizave të brendshme dhe të jashtme nëpërmjet platformave dhe mediave neutrale, të balancuara, të ndershme dhe objektive, është një nga prioritetet e programeve tona të Ndërtimit të Paqes, Menaxhimit të Konflikteve, Sundimit të Ligjit dhe programeve kundër Ekstremizmit të Dhunshëm. Pikëpamjet e autorëve dhe të ekspertëve të jashtëm jo gjithëherë pasqyrojnë linjën dhe politikën redaksionale të ISSDMaqedonia.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

* Copy This Password *

* Type Or Paste Password Here *