BALLKANI, ÇRREGULLLIMI I RI I SHEKULLIT

SELIM IBRAIMI

73 vjet që kur LDB mori fund, asgjë nuk përjashtohet që Ballkani të çregullohet përsëri. Le të fillojmë me dekadën e parë të shekullit të kaluar kur fuqia e Anglisë dhe e Francës po merte fund, ndërsa një forcë tjetër në ngritje ShBA po përgatitej të hynte në marrëdhëniet ndërkombëtare si lidere e re e botës perëndimore dhe liberalizmit.
Ballkani në atë kohë sikur sot ishte i papërgatitur për tu transformuar dhe konfliktet etnike shpërthyen pothuajse pak para largimit të Perandorisë Osmane.
Pasi historia, tregtia dhe gjeografia kombinohen njëra me tjetrën dhe sigurojnë mirëqenie për kombet, do të theksoja se rezervat, linjat e transportit dhe konceptet ideologjike do të definojnë shkallën jo vetëm të ndryshimeve kufitare në Ballkan por të çrregullimit që do të pasohet me themelimin e shteteve me territore më të mëdha gjeografike e më letë të menaxhueshme nga Fuqitë e Mëdha.

 

qershor të vitit 1914 Archduke Franc Ferdinandi u vra nga atentatori serbo boshnjak Gavrillo Principi.
Kriza boshnjake e viteve 1908-1909 ishte pararendëse e ngjarjeve në Ballkan që u shpërndanë më vonë me atentatin e Franz Ferdinandit në Sarajevë dhe në fund shpërthyen me krizën ballkanike dhe luftërat në hapësirën e ndarë nga Austro-Hungaria, Perandoria Osmane dhe Lidhja Ballkanike.
Në këtë kuptim të krizës boshnjake duhet të analizohet brendia e kontekstit të njëjtë që më vonë atentati do të shkaktonte Luftën e Parë Botërore (LPB) dhe do të krijonte rrethana për Luftën e Dytë Botërore (LDB).Këtu u krijua rendi i ri botërorë dhe papërjashtim edhe ai ballkanik.
73 vjet që kur LDB mori fund, asgjë nuk përjashtohet që Ballkani të çrregullohet përsëri. Le të fillojmë me dekadën e parë të shekullit të kaluar kur fuqia e Anglisë dhe e Francës po merte fund, ndërsa një forcë tjetër në ngritje ShBA po përgatitej të hynte në marrëdhëniet ndërkombëtare si lidere e re e botës perëndimore dhe liberalizmit.
Ballkani në atë kohë sikur sot ishte i papërgatitur për tu transformuar dhe konfliktet etnike shpërthyen pothuajse pak para largimit të Perandorisë Osmane nga Gadishulli Ballkanik.
Dobësimi i Perandorisë Osmane në Rumeli në vitin 1912 ju dha shkas forcave nacionaliste dhe shovensite në Ballkan që të fillonin luftërat ballkanike e që në thelb nuk ishin aq shumë kundër forcave osmane, se sa luftës për territore të reja në vilajetet shqiptare dhe daljen në Adriatik me çka do ti sigurohej një mbështetje strategjike Rusisë Cariste në ujrat e ngrohta të Mesdheut.

Paradigma e kufijve dhe shtetet homogjene

Në një botë të rivaliteteve në rritje dhe konkurencës, detyra e të gjithë aktorëve është të parandalohet që Europa të bëhet një Balkan i ri i ndarë, i ndarë dhe gjithnjë e më i rrezikshëm për të ardhmen e Ballkanit.
Bosnja dhe Hercegovina- është në prag të një krize të re politike, ndërsa siç dihet kandidati ultra nacionalist serb kundër Europës, kundër NATO-s dhe pro-rus Milorad Dodik do të marrë së shpejti presidencën e Bosnjës.
Në fillim të tetorit, më shumë se tre milionë e gjysmë boshnjakë votuan në zgjedhjet presidenciale.
Që nga viti 1995, Bosnja ka pasur një sistem presidencial trepalësh dhe mjaft kompleks në të cilin kandidatët nga secili grup etnik ulen në mënyrë të përsëritur në presidencë.
Marrëveshja e Dejtonit, e ndau për fat të keq Bosnjen në dy pjesë, Republika Serbe me 49 përqind të territorit dhe Federatën e Bosnjës me 51 përqind, duke e kombinuar më së shumti popullatën muslimane dhe kroate.
Sipas regjistrimit të vitit 2013, popullsia e Republikës Serbe përbëhet nga 81.5 përqind serbë etnikë, 13.9 përqind boshnjakë muslimanë dhe 2.4 përqind kroatë etnikë.
Federata e Bosnjës nga ana tjetër, ka 70.4 përqind boshnjakë muslimanë, 22.4 përqind kroatë etnikë dhe 2.5 përqind serbë etnikë. Përshkak të natyrës së tij të kontestuar, Marrëveshja e Dejtonit e vitit 1995 e la mënjanë Brçkon, një lagje kinse neutrale e vetëqeverisëse në veri të Bosnjës, i cili sipas rezultateve të regjistrimit të fundit ka 42.3 përqind boshnjakë muslimanë, serbë 34.6 përqind etnikë dhe 20.7 përqind të kroatëve etnikë.
Ky është me të vërtetë një lëmsh i Bosnjës duke ia shtuar këtu edhe pakicat tjera etnike dhe që janë vënë në lojë nga vendet fqinjë si nga Kroacia dhe Serbia.
Në lojën boshnjake me nxitje të reja ndëretnike është përfshirë vetë Ministria e Jashtme e Federatës Ruse e cila është e interesuar të përzihet në mosmarrëveshjet e Sarajevës.
Në një farë shkalle Bashkimi Europian (BE) e ka harruar Sarajevën duke e futur në një bllok me Kosovën ku pasiguria dhe ekstremizmi politik është rritur.
Matthew Palmer diplomat i Departamenti i Shtetit (DASH) nga Beogradi paralajmëroi për rritjen e tensioneve në Bosnjë dhe influencën ruse.
BE nuk ka strategji për Bosnjën dhe është duke e përkëdhelur nacionalistin Dodik duke ia lëshuar terrenin e propagandës shoveniste serbe dhe ruse.
ShBA si një ndër garantuesit e Marrëveshjes së Dejtonit është zënë me punë më të rëndësishme në Lindjen e Meseme dhe Azi, ndërsa Ballkani ka mbetur nën kompetencat e nën sekretarëve të DASH-it dhe ambasadorëve të akredituar në rajon.

Ndikimi i Fuqive të Mëdha në rritjen e nacionalizmit në Ballkan

Dodiku, Mickovski dhe etno-nacionalistë të tjerë kanë përfituar nga rritja e ekstremit të djathtë në pjesën tjetër të Europës. Në një situatë të tillë si Bosnja, Kosova dhe Maqedonia ku etnia është kategoria e parë në dispozicionin e besnikërisë politike dhe kombit, kjo gjuhë ka pasur apel dhe vend edhe më të madh viteve të fundit dhe është bërë mjet lufte nga Rusia dhe organizatat që shpërndajnë propagandë.
Për ta luftuar këtë fushatë të propagandës janë ndarë mjete të shumta nga BE-ja dhe ShBA-ja, po realiteti ndëretnik në këto shtete është përkeqësur sidomos në Maqedoni dhe Bosnjë, ku lajmet e rreme po e bëjnë politikën e qeverive kombëtare.

 


Në Maqedoni, parlamenti i ka filluar ndryshimet kushtetuese pas sigurimit të 80 deputetëve dhe Marrëveshja e Prespës pritet të implementohet.
Megjithatë shqiptarët e Maqedonisë kanë disa dilema. Ata nuk janë thjesht një pakicë ashtu siç i paraqet Kushtetuta e Maqedonisë dhe politika e jashtme e shtetit, ata janë një etni autoktone me kompaktësi gjuhësore dhe kulturore.
Ata duhet të trajtohen si komb por shteti duhet të bëjë një rrugë të gjatë për të arritur këtë dhe për këtë gjë qeveria nuk është e gatshme.
Emri i ri i Maqedonisë i ka thelluar ndasitë brenda maqedonase dhe në një farë shkalle edhe ato shqiptare, përshkak se Marrëveshja e Prespës në proces afat mesëm nuk është garantuese e identitetit shqiptar, por vendos themelet e shtetit etnik maqedon.
Përderisa Europa dhe ShBA-ja e kundërshtojnë formimin e shteteve homogjene etnike në Ballkan, në Maqedoni po vendosen bazat një etnike shtetërore.
Demokracia e re e Maqedonisë nuk po jep rezultate dhe ka prodhuar një klasë politike korruptive maqedone dhe shqiptare që ka fundosur të ardhmen e dy etnive.
Maqedonia ka gjasa të përfundojë në një shtet me indekse të ulta të qeverisjes së mirë dhe korrupsionit të lartë duke mos haruar edhe shkeljen e të drejtave të njeriut. A kemi ndonjë zgjidhje tjetër?
Një intervenim i jashtëm ndërkombëtar qoftë edhe vënia në një administrim ndërkombëtar i Maqedonisë do të shkonte në favor të kohezionit të brendshëm ndëretnik, pasi asnjë qeveri nuk ka arritur të krijojë një shoqëri për të gjithë apo shtetet multietnik.
Qeveria e Maqedonisë e dominuar nga maqedonët etnikë nuk është e interesuar që të ndajë burimet kombëtare me shqiptarët.Në të ardhmen kjo qasje mund ti detyrojë shqiptarët të kërkojnë rrugë alternative dhe ky frymëzim i ri mund të lind duke qenë Maqedonia anëtare apo jo e NATO-s.
Koha për ndryshime është tani dhe domosdoshmëria e një vështrimi më realist nga perëndimorët se si duhet Maqedonia të funksionojë si shoqëri demokratike dhe barabartë për të gjitha etnitë.
Kosova me hapjen e debatit për kufijtë ka shkakëtuar një reagim të fuqishëm ndërkombëtar dhe rajonal.
Pozicioni i saj aktualisht është i palakëmueshëm që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008. Bllokada serbe në veri e ka paaftësuar Prishtinën të ushtrojë sovranitetin në veri dhe njohjet ndërkombëtare janë reduktuar duke e vënë në shenjë diplomacinë e paaftë dhe jo efektive të qeverisë së Kosovës për të siguruar më shumë njohje ndërkombëtare.
Kosova me ushtri të fortë kombëtare, do të ishte një faktor stabiliteti në gadishull dhe në rast të ndonjë plani qeveritar për marrjen e veriut nën kontroll të plotë, ushtria kosovare do të ishte e para e cila do të intervenonte në veri, ashtu njëjtë siç e bënë kroatët kur i rimorën territoret e humbura nga serbët.
Për sa i përket shkëmbimeve territoriale, në një gjendje të tillë as Maqedonia dhe as Kosova nuk do të dilnin fituese në qoftë se shkalla e tretë e ndryshimeve kufitare do të zgjonte interes tek shqiptarët e Maqedonisë për shkëputje nga qeveria qendrore e Shkupit dhe shpallje të autonomisë politike territoriale.
Në përgjithësi Shqipëria dhe Serbia pa dashur do të hynin në këtë garë të re dhe pazar që do ti ngjasonte shekullit të 20-të.
Prapseprap të gjitha këta lëvizje në shkallë të vogël apo të gjërë nuk do të mund të ecin në rast se Fuqitë e Mëdha nuk pajtohen rreth sferave të tyre të interesit.
Sipas dinamikës globale, faza që kemi para është krijimi i shteteve me hapësira të reja e të përshtatshme për rritje ekonomike kombëtare.
Koncepti i “Lebensraum”-it nëse vjen në shprehje në Ballkan, do të ishte i mirëseardhur për popujt e Ballkanit Perëndimor që dëshirojnë shtete të pastra homogjene dhe një etnike.
Me kthimin e gjeopolitikës së energjisë dhe sferave të interesit në mes ShBA-ve, Rusisë dhe Kinës në Ballkan-Europën Qendrore, strategjia kineze “One Belt One Road”i bën shtetet e Ballkanit ende më të ekspozuara ndaj rivaliteteve.
Gara për armatim është një tjetër indikatorë se rajoni është duke u çregulluar nga ndërhyrjet e jashtme.
Fundi i gadishulit të dikurshëm Ilirik, Ballkanit të sotëm, është i destinuar të funksionojë në vijat historike dhe këtu druaj se Fuqitë e Mëdha do të ndihmojnë shtetet e Ballkanit që kanë rol kryesor e ku të njëjtit mund ti shfrytëzojnë si shtete vasale për interesat e përfitimet e tyre shtetëore.
Të gjitha shtetet e Ballkanit duke përfshirë Bashkimin Europian bëjnë pjesë në “Rimland” një koncept gjeopolitik shumë më i rëndësishëm se sa “Heartlandi” pasi shtetet buzë bregdetit apo pozicioni gjeografik gjithherë ka qenë faktor dominues për perandoritë dhe shtetet e fuqishme që ti influencojnë vendet dhe principatat me kapacitete më të dobëta.
E këtu që nga epoka klasike e deri në mesjetë do të përmendja Finikasit, Romakët, Bizantinët, Rashidun Kalifatin dhe së fundi Perandorinë Osmane që kryesisht ishin fuqi imperiale bregdetare e me cilësi që kishin efekte tek popujt fqinjë ose etnitë që ishin në zotimet e tyre juridike.
Andaj pasi historia tregtia dhe gjeografia kombinohen njëra me tjetrën dhe sigurojë mirëqenie për kombet, do të theksoja se rezervat, linjat e transportit dhe konceptet ideologjike do të definojnë shkallën jo vetëm të ndryshimeve kufitare në Ballkan, por të çrregullimit që do të pasohet me themelimin e shteteve me territore më të mëdha gjeografike e më letë të menaxhueshme nga Fuqitë e Mëdha.
Viruset tjera si ekstremizmi etnik dhe irredentizmi duke mos i harruar edhe aktorët malinj do të ndikojnë gjithashtu në tiparet gjeografike të shteteve se sa thellë do të preken kombet e Ballkanit nga konfliktet e shekullit. (ISSDMaqedonia)

Shënim :

Ndalohet  përdorimi i gjuhës së urrejtjes së çfarëdo natyre.
Bordi redaksional rezervon të drejtën të redaktojë dhe të mos publikojë materiale që shkelin të drejtat e njeriut, lirinë e shprehjes, shtypin e lirë, integritetin individual, etnik, gjinor dhe social.
Publikimi i intervistave dhe i analizave ka për qëllim përpunimin e çështjeve me karakter social, ndëretnik, ekonomik, politik dhe të sigurisë në interes të qytetarëve.
Parandalimi i krizave të brendshme dhe të jashtme nëpërmjet platformave dhe mediave neutrale, të balancuara, të ndershme dhe objektive, është një nga prioritetet e programeve tona të Ndërtimit të Paqes, Menaxhimit të Konflikteve, Sundimit të Ligjit dhe programeve kundër Ekstremizmit të Dhunshëm. Pikëpamjet e autorëve dhe të ekspertëve të jashtëm jo gjithëherë pasqyrojnë linjën dhe politikën redaksionale të ISSDMaqedonia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

* Copy This Password *

* Type Or Paste Password Here *