Home / PROGRAMMES / Geopolitics and Technology / Ardhmëria e trishtuar

Ardhmëria e trishtuar

Blerim Abedini, ISSD-NM

Bota ka marr rrugën në tre dekadat e fundit në drejtime të pakuptueshme. Sikur z.Biden iu përgjegj pyetjes se “Nuk e di çka ndodh atje (Afganistan)”! Realiteti dhe jo propaganda mbi sekretet botërore tregojnë ndërgjegjësinë e njeriut mbi çështjet që tangojnë!

Është rëndë të përtypësh varfërinë e cila nuk dorëzoi njeriun me shekuj të krijoi parakushtet e pasardhësve. Bota historikisht njihet me rivalitetin ushtarak. Demografia ka luajtur rol primarë si dhe shkollat e trajnimeve ushtarake dhe hulumtimit të shkencës për nevojat e ushtrisë perandorake.

Edhe në shekujt e kaluar ardhmëria ishte më e trishtueshme për njerëzit, familjet, ushtarët dhe Perandoritë. Tani ka një zbutje e shfaqjes së fuqisë së fortë në skenën ndërkombëtare. Lufta e tretë  botërore nuk përmendet më, u bë e bezdishme ndërsa tranzicioni zëvendësoi propagandën.

Demokracia si shprehje daton nga Greqia e lashtë. Ajo u zëvendësua me shprehjen Socializëm dhe Komunizëm te disa. Akoma vazhdon kështu  ndërsa ekonomia vazhdimisht godet këto sisteme politike që ta hapin rrugën e tregut.

Ishte e qartë se SHBA me grusht shtetin që pësoi, mblodhi këmbët brenda jorganit! Demokracia ish hapur aq shumë, sa që kaubojt u kthyen sërish! U vërejt edhe djalli i shumëpritur nga predikimet popullore që e përshkruanin si udhëheqës me brina që do të regjistroj njerëzit me numra për ushtrinë e vet. Si do qoftë shpëtuam nga apokalipsa që numëronte mbi 15000 bomba atomike. Njeriu me shekuj u sfidua nga viruset natyrore, gjë u desht të konsultohen studiues të këtyre lëmive qoftë edhe Perandori.

U dogjën shtëpi dhe tesha së bashku me të vdekurit. Metodë antike që përgjysmonte demografinë botërore derisa shkencat zbuluan gjurmët e saja. Në fakt sytë nuk ishin të dobishëm për mikro gjallesat!

Demografia e botës rritet si dhe shkencave u jepet më tepër përparësi sepse u zbulua edhe sekreti i studimit. Aq sa është diversiteti më i madh ashtu edhe inovacionet kanë probabilitet më të madh. Disa procese kalojnë pa pyetur demokracinë dhe tangojnë drejt cakut. Këto janë gabime që korrigjohen tek njerëzit që mbahen demokratë me bateria ose të quajtur patriotë me rimbushje!

About Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published.