Aktualisht për BDI-në nuk ka ndonjë ‘terapi’

Koment nga Selim Ibraimi – Në selinë e BDI-së kanë vazhduar konsultimet e brendshme për (mos} dyfishimin e pozitave të partisë në degën e Sarajit, ku kryetari Ali Ahmeti po mundohet ta mbajë partinë nën kontroll dhe të parandalojë një ndarje të mëtejshme të madhe. Plani aktual i Ahmetit është padyshim i vështirë të ketë sukses në rrethanat e krijuara, përkundër përpjekjeve të brendshme për të përjashtuar anëtarët e “GRUPIT TË ZJARRIT”. Ahmeti, Grubi dhe Osmani kanë një reputacion të ulët në elektorat dhe kjo është dobësia e tyre që nuk mund të përmirësohet për momentin. Meqenëse janë në qeveri dhe i kanë të gjitha mjetet dhe mund të luajnë me “GRUPIN E ZJARRIT”, në të ardhmen Ahmeti duhet të marrë vendime të shpejta dhe me mundësi të përsëritjes së gabimeve të së kaluarës. Situata nuk do të kapërcehet as me largimin e anëtarëve të “GRUPIT TË ZJARRIT”. Aktualisht nuk ka terapi për BDI-në. Kjo që po ndodh me BDI-në është e natyrshme dhe do të kanalizohet duke e dobësuar pozitën e Ahmetit dhe grupit të tij. Mbetet vetëm shpresa se Ahmeti do të ndryshojë disa ministra fëmijë dhe nuk do të pranojë asnjë anëtar të “GRUPIT TË ZJARRIT” në qeveri. Reformat e brendshme dhe ruajtja e angazhimeve zgjedhore janë një opsion. Këto lëvizje të nevojshme të Ahmetit që duhet t’i bëjë, do të mund të tregojnë në të ardhmen se do të gjendet një ‘terapi’ për BDI-në.

(Mendimet dhe komentet e jashtme jo gjithmonë pasqyrojnë politikën editoriale të @ISSDMacedonia)