AKSI I RI SERBO-RUS, NJË RREZIK POTENCIAL PËR DESTABILIZIMIN E MAQEDONISË

SELIM IBRAIMI-Vizita e presidentit rus Vlladimir Putin po përcillet me interes të jashtëzakonshëm  në Serbi dhe në Maqedoni.

Beogradi dhe Moska kanë interesa të përbashkëta strategjike për një Ballkan të ri ku sipas planeve ruse, Serbia pritet të marrë rolin udhëheqës dhe dominues.

Krahasuar me vizitat e mëparshme të Putinit dhe Medvedevit, kjo e fundit vjen në një kohë kur Prishtina dhe Beogradi nën mbikqyrjen e Këshilltarit për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë John Bolton dhe Frederika Mogerinit nga BE-ja, pritet të ndodhë një marrëveshje dypalëshe e cila do ta “lironte” Serbinë nga e kaluara me Kosovën dhe do ta vendoste në një raport të ri me ShBA-të, BE-në dhe një hyrje të hapur të Rusisë në Serbi, ku siç shihet hapur Uashingtoni po e lë të manovrojë kaq lehtë presidentin rus.

Në Kongresin Amerikan dhe sidmos nga demokratët janë lëshuar disa shqetësime serioze për këtë tërheqje të çuditshme amerikane nga rajoni duke shpërndarë mjegull për qeveritë reformatore por të korruptuara.

Aksi i ri serbo-rus paraqet rrezik potencial për destabilizimin e Maqedonisë e cila sapo ka ratifikuar në Parlament një marrëveshje emri me Greqinë.Kjo që po ndodhë në Maqedoni duket e papëlqyer nga Serbia dhe Rusia.

Moska deklaroi se Perëndimi tenton me pa dëshirën e qytetarëve të Maqedonisë ta shtyjë vendin drejt NATO-s.

Duket se raportet serbo –ruse janë forcuar si dikur para Luftës së Krimesë kur Cari rus kërkonte një mbështeteje nga aleati i vogël serb për shtrirje territoriale në Ballkan me një garanci që Rusia Cariste do t’i dilte në ndihmë Serbisë kundër Perandorisë Osmane për të fituar pavarësinë.

Asgjë nuk ka ndryshur në këto 160 vitet në marrëdhëniet ruso-serbe, vetëm një shqetësim në rritje është bërë për rolin e serbo-rus në Ballkan dhe Maqedoni.

###

Padyshim se forcat pro -ruse në Maqedoni dhe në përgjithësi popullata maqedonase, ende po vazhdojnë të kenë një preferencë të lartë për Kishën Ortodokse Ruse dhe Pan-sllavizmin.

Rrymat liberale ose ambasadorët e kohës së presidentit Obama në Ballkan, kanë tentuar që nën presidencën e re të Trumpit të parandalojnë stacionimin e përhereshëm rus në Ballkan dhe në Maqedoni, megjithatë në proces afatgjatë përshkak të lidhjeve emocionale do të jetë vështirë të kenë një letër garantuese dhe mbështeteje se nuk do ta kundërshtojnë praninë e  ShBA-ve si fuqi në jug  të gadishullit.

Garanci strategjike amerikanët kanë nga shqiptarët në Ballkan e këtu duhet veçuar shqiptarët e Maqedonisë të cilët sipas burimeve lokale edhe pse u keqpërdorën nga BE dhe disa ambasadorë amerikanë, përsëri vazhdojnë të jenë një ndër peshat ku Uashingtoni do mbështetet në të ardhmen.

Maqedonasit sllavë për të mbajtur një baraspeshë në mes Serbisë dhe Rusisë, do të detyrohen të bëjnë marrëveshje me shqiptarët e Maqedoinisë për të ruajtur shtetin i cili po rrezikohet nga Serbia dhe Rusia.

Vizita e presidentit Putin në Serbi do pasohet me marrëveshje dypalëshe në fushën ekonomike të eneregjisë dhe atë ushtarake.Ushtria e Kosovës gjithashtu u theksua si pengesë e re për Putinin, por Kremlini nuk mund ta përballojë një krizë të re.

Loja ruse do të vazhdojë të paraqesë rrezik për Europën juglindore në kohën kur Uashingtoni po bën lëshime dhe tërheqje strategjike nga Lindja e Mesme e deri në Europë. (ISSDMaqedonia-@CSSDMacedonia)

 

 

###

Shënim: Ndalohet përdorimi i gjuhës së urrejtjes së çfarëdo natyre. Bordi redaksional i ISSDMaqedonia rezervon të drejtën të redaktojë dhe të mos publikojë materiale që shkelin të drejtat e njeriut, lirinë e shprehjes, shtypin e lirë, integritetin individual, etnik, gjinor dhe social. Publikimi i intervistave dhe i analizave ka për qëllim përpunimin e çështjeve me karakter social, ndëretnik, ekonomik, politik dhe të sigurisë në interes të qytetarëve. Parandalimi i krizave të brendshme dhe të jashtme nëpërmjet platformave dhe mediave neutrale, të balancuara, të ndershme dhe objektive, është një nga prioritetet e programeve tona të Ndërtimit të Paqes, Menaxhimit të Konflikteve, Sundimit të Ligjit dhe programeve kundër Ekstremizmit të Dhunshëm. Pikëpamjet e autorëve dhe të ekspertëve të jashtëm jo gjithëherë pasqyrojnë linjën dhe politikën redaksionale të ISSDMaqedonia

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

* Copy This Password *

* Type Or Paste Password Here *