Home / EU, the Balkans, Eastern Europe/ Russia, Turkey / Akademi po, por pa ish-figura komuniste

Akademi po, por pa ish-figura komuniste

Dr. Selim Ibraimi- Pasi Akademia e Shkencave e Arteve e Maqedonisë në Shkup ka bërë refuzimin e kandidates Dr. Mirushe Hoxha, kanë dalë në opinion ish struktura të vjetra të LKM-së, të ish PPD-së dhe të ish PDP-së, për themelimin e një Akademie Shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Është në rregull dhe e drejtë të themelohen akademi dhe institucione arsimore me buxhet nga shteti, megjithatë nismat nga individë që kanë qenë pjesë e sistemit monist dhe në pozita të larta pas 1991-shit duhet të merren me rezerva, pasi të njëjtit do të vazhdojnë me politikat e sundimit mbi baza grupore, klanore ose edhe partiake. Nismat e tilla me figura të djegura nuk janë në interes të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe as më pak të atyre që shpresojnë se një ditë do të bëhen anëtarë të rinj. Ka disa akademikë që për arsye të forta interesi kanë lëvizur nga një parti në tjetrën, duke u reshtuar një pjesë me pushtetin e pjesa tjetër me opozitën. Akademi shqiptare PO, por pa ish komunistë!

About Admin