A ka Uashingtoni politikë të jashtme për Ballkanin?

SELIM IBRAIMI- Opsioni më i qëndrueshëm dhe afatgjatë për politikën amerikane në Ballkan është mbështetja e ideve dhe projekteve që në parim kanë të drejtën e vetëvendosjes së grupeve etnike dhe rishikimin e linjave kufitare të vendosura gjatë luftërave ballkanike, LPB dhe LDB.

-Departamenti i Shtetit ende vepron me paradigmën e viteve të 90- ta për Europën Juglindore dhe si rezultat i kësaj paradigme që kërkonte ndryshime pas 2008 dhe që nuk ndodhi, vështirësitë e para u shfaqën me përkrahjen që Departmenti i Shtetit i dha ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhe lëshimeve për krijimin e vakumit për ndërhyrjen ruse në Ballkan.
– Si pasojë e ndryshimeve në sistemin ndërkombëtar, në dy dekadat e ardhshme shohim dy politika në evolim që do ta prekin Europën Juglindore:
1. Krijimi i shteteve me hapësira të reja gjeografike dhe përbërje etnike jo aq dalluese.
2. Shtete të vogla me kapacitete të dobta ekonomike dhe me mungesë të stabilitetit të brendshëm politik dhe ndëretnik.
-Uashingtoni i zhytur në konkurrencën globale për dominim, ende nuk e ka të qartë se çfarë Ballkani dëshiron, përveç se po vazhdon me idenë e anëtarësimit në strukturat euro-atlantike. (ISSDMaqedonia- @CSSDMacedonia)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

* Copy This Password *

* Type Or Paste Password Here *