A ka falimentuar diplomacia e Kosovës në Bruksel dhe Uashington?

SELIM IBRAIMI– Serbia ka njoftuar se në vjeshtë do të fillojë një fushate të re kundër Kosovës në Kongresin amerikan. Ofanziva paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për sovranitetin e Kosovës.Pas vitit 2008, Beogradi, me gabimet e Prishtinës, arriti përsëri ta vë çështjen e Kosovës në tryezat e reja të bisedimeve.

Prishtina zyrtare, megjithë taksën e vendosur ndaj Serbisë, vlerësohet të jetë e detyruar të fillojë bisedime me palën serbe për shkak të presionit të SHBA -Departamentit të Shtetit.

Mos uniteti i palës kosovare ka forcuar Serbinë në Uashington dhe Bruksel për të arritur qëllimet kombëtare serbe për ndarjen e Kosovës dhe duke e paraqitur atë si një zgjidhje europiane dhe në kohë. A ka falimentuar diplomacia e Kosovës në Bruksel dhe Uashington?!

 

Foto: Nga takimi i fundit i Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare John Bolton me ministrin e jashtëm serb Ivica Daçiç në Shtëpinë e Bardhë më 18.7.2019

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

* Copy This Password *

* Type Or Paste Password Here *