Home / EU, the Balkans, Eastern Europe/ Russia, Turkey / A do të bëhet Ali Ahmeti president i “Ballkanit të Hapur”?

A do të bëhet Ali Ahmeti president i “Ballkanit të Hapur”?

Nga Selim Ibraimi -(Satirë politike)-Të nderuar lexues dhe miq nga e gjithë bota demokratike e rajonale! Diçka e jashtëzakonshme ka ndodhur në Samitin e Ohrit. Lideri ynë i të gjithë kohërave dhe i ndryshimeve të mëdha historike z. Ali Ahmeti, me praninë e tij në qytetin historik të mesjetës, ka arritur të parashikojë të ardhmen e rajonit, të Evropës dhe mbarë politikës ndërkombëtare.

Ai nuk është i interesuar për postin e kryeministrit dhe as të presidentit të shtetit. Burime nga Brukseli, Vashingtoni, Berlini, Parisi, Moskva dhe nga Bagdadi, thonë se lideri ynë ka gjasa të mëdha të kandidojë për postin e presidentit të Open Balkans, apo edhe të Komisionit Evropian!

Popull i dashur, ndryshime të mëdha po ndodhin. Kryetari ynë i zgjedhur nga populli, do t’ia arrijë qëllimit. Kryetari ynë ka aftësi të parashikojë deri në 500 vite. Diçka e madhe do të ndodhë pas Samitit të Ohrit dhe të Brukselit, kanë njoftuar burime pranë oborrit mbretërorë.

Kryetarë jemi gati çdo herë dhe gjithnjë pas politikave tuaja!

Shënim: “Ballkani i Hapur” nuk ka ndonjë strukturë organizative dhe formë të anëtarësimit.

About Admin