Nga Selim Ibraimi– Humbja e re për BDI-në dhe politikanin e gueriles Ali Ahmeti sapo ka filluar. Disfata në Gostivar dhe Tetovë, e sidomos nga Arben Taravari, është një dëshpërim i madh për legjendën politike dy dekadëshe A. Ahmeti dhe aq më tepër për partinë dhe për të gjitha ata administratorë që kryesia e BDI-së i angazhoi gjatë zgjedhjeve lokale. Propaganda e deritanishme nuk mund të jetë ushqim për votuesin e rëndomtë dhe këtu detyrimisht kërkohet freskimi i radhëve të partisë me njerëz që nuk nxisin urrejtje publike. Kryetari Ahmeti tani duhet të rishqyrtojë ndryshimet në kryesi, degë dhe nëndegë bashkë me lëvizjet që duhet ti bëjë, duke filluar nga këshilltarët dhe ata që merren me marrëdhëniet me publikun. Ahmeti tani duhet të vendosë nëse këshilltari i tij, koka e fushatës REP apo HIP -HOP Artan Grubi bashkë me ministrin Bujar Osmani dhe ministrat rreth tij, janë më të rëndësishëm se sa karriera dhe trashëgimia e tij politike. Nëse ai vazhdon të bëjë politikë dhe planifikim me këtë kastë të përzier, për pasojë do të vuajë në zgjedhjet tjera dhe reputacioni i tij do të pësojë rënie. Lideri Ahmeti duhet të ndryshojë për një të ardhme të partisë dhe për një figurë që do të respektohet nga brezat pas dhe pa urrejtje. (1.11. 2021), SHBA.

Selim Ibraimi mban titullin Dr. (Ph.D.) në Shkencat Politike. Ai ka një Master (MA) në Marrëdhëniet Ndërkombëtare nga Webster University, SHBA dhe BA në Gazetari nga Universiteti i Tiranës.