Home / EU, the Balkans, Eastern Europe/ Russia, Turkey / A do ta ndërpresë ambasadorja Ageler, “diplomacinë e ajvarit”në Shkup?

A do ta ndërpresë ambasadorja Ageler, “diplomacinë e ajvarit”në Shkup?

NGA SELIM IBRAIMI- Angela Price Ageler, ambasadorja amerikane e sapoemëruar në Maqedoninë e Veriut, kohë më parë në Senatin Amerikan, dha shumë premtime për korrupsionin dhe krimin e organizuar në MV.
Sot ajo ka në duar i ka letrat kredenciale dhe ka nisur zyrtarisht punën e saj si ambasadore në Shkup.
Si zakonisht, ambasadorët amerikane në MV kanë dhënë shumë premtime dhe pak punë në drejtim të sundimit të ligjit. Si parim, ambasadorët nuk duhet të ndërhyjnë në punët e brendshme të shteteve. Por, duke qenë se SHBA-të janë garantuese të sigurisë, partnere strategjike dhe donatore me paratë e taksapaguesve amerikanë, lejohet detyrimisht të flasin dhe të korrigjojë gabimet e qeverisë apo qeverive ballkanike. Aktualisht ambasadorët amerikanë kanë folur shumë pak për krimin e politikanëve të lartë dhe skandalet e zyrtarëve. Dhe nëse këtë e kanë bërë kjo ka ndodhur në fund të mandatit të tyre trevjeçar. Sido që të jetë, ata kanë glorifikuar qeveritarët dhe më e keqja, fondet amerikane nuk kanë pasur asnjë efekt real në MV, as në përmirësimin e jetës së banorëve, raportimit profesional në media dhe në marrëdhëniet ndëretnike. Një pjesë e këtyre fondeve janë shpërndarë në bazë të lidhjeve sociale dhe afërsisë së individëve me ambasadën. Tani ambasadorja e re duhet të vazhdojë punën e ish-paraardhësit të saj me ndryshime në drejtimin e ambasadës dhe natyrisht rishqyrtim të programeve dhe politikave të padiskutueshme ndaj korrupsionit politik tek partitë në qeveri. “Diplomacia e ajvarit”, deri më tani nuk ka sjellë rezultate në MV. Megjithatë të presim deri në fund të mandatit me shpresë se diçka e re do të fillojë nga ambasadorja Ageler.

Angela Price Aggeler, ambasadore në MV, 2022 

About Admin